Fidel Castro ka vdekur? Të paktën një gjë është e sigurt, demenca e tij sa vjen e përkeqësohet

Postuar në 12 Tetor, 2012 10:59

Venezuelani Hugo Chavez dhe kubani Fidel Kastro janë vëllezër armësh socialistë, ndaj fakti që Kastro nuk e uroi publikisht Çavezin për fitoren në zgjedhjet e së dielës i ka dhënë hov spekulimeve të orëve të fundit në Twitter se lideri i revolucionit ka vdekur. “The Havana Times” ka publikuar një lajm të shkurtër duke vënë në dukje se Kastro nuk e uroi Chavezin meqë detyrën ia ka lënë vëllait të tij Raul.

Por, përgjithësisht mediat kubane kanë heshtur. Ndërkohë një blog në spanjisht i Alberto Muller pretendonte që, "sipas burimeve të afërta me familjen e tij, demenca që ka kapur Fidel Kastron prej muajsh sa vjen e përkeqësohet, aq sa familja nuk e lë më të takohet me udhëheqësit dhe figurat botërore"

Në fakt Kastro është zhdukur thuajse fare nga qarkullimi prej muajsh. Ai kish nisur të botonte disa kolumne në gazetat kubane, por dhe këto kanë reshtur që nga 20 Qershori. Madje, 'Miami New Times' shkruan se “po të gjykosh nga kolument që shkruan, shëndeti i tij mendor është në pikëpyetje”. N.S.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.