Autoritetet gjermane kërkojnë heqjen e regjimit të lirë të vizave me Maqedoninë dhe Serbinë

“Heqja e vizave me këto dy vende duhet të shqyrtohet”, deklaroi Hans – Peter Fridrih, ministri i brendshëm federal i Gjermanisë, informon agjencia e lajmeve INA.
Në mediat gjermane janë përcjellë shqetësimet e autoriteteve të disa landeve, që gjatë muajit shtator dhe deri këto ditë janë përballur me fluks masiv të azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia. Vetëm muajin e fundit jnaë 1400 aplikime për azil.
Kanë qenë disa nga ministrat e brendshëm të landeve kanë kërkuar që të shqyrtohet liberalizimi i vizave për shtetasit e dy vendeve të Ballkanit. Ai ka theksuar fort mundësinë e pezullimit të regjimit të vizave me Maqedoninë dhe Serbinë, dy shtete të cilat po ‘furnizojnë’ me emigrantë të paligjshëm Gjermaninë.
Fridrih, i cili i takon Unionit Kristiano Social (CSU) që është partia simotër e CDU-së së kancelares gjermane Angela Merkel, ka theksuar se liberalizimi i vizave nuk duhet të keqpërdoret për qëllime azili. Ne.Su.
Add new comment