A thua një qeveri në tokat shqiptare mund të bjerë me lëvizje politike?

Ndërsa klasa politike kosovare është e përcarë sa i përket refomave në vend dhe vazhdimit të dialogut me Serbinë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti thotë se ka ardhur kohë të rrëzohet qeveria e kryeministrit Thaci, raporton Ora News.
“Kjo qeveri me politikat e saj për negociata të vazhdueshme me Serbinë dhe shpronësimin me çdo kusht të qytetarëve të Kosovës nga prona e tyre publike është duke e dëmtuar rëndë vendin. Çdo ditë më tepër e tyre në pushtet është edhe një ditë e humbur për Kosovën”, ka thënë Konjufca, nënkryetar i Kuvendit nga VV, raportin Koha Ditore.
Nga mbledhja e VI-të e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje Kurti u bëri thirrje edhe njëherë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që ta mbështesin nismën e Vetëvendosjes për rrëzimin e kësaj qeverie, e cila sipas tij po i kushton shtrenjtë Kosovës.
Kurti foli gjithashtu edhe për zgjedhjen e presidentes kosovare, Atifete Jahjaga, që sipas tij doli nga zarfet dhe jo nga një marrëveshje politike mes tre partive kryesore.
k.c.
Comments
Albin Kurti ben opozite te
<p>Albin Kurti ben opozite te vertete, jo si ne Shqiperi ku kemi nje opozite te nenshtruar dhe te paafte per t'i bere balle pushtetit te kalbur.</p>
Mbase edhe jo. Por nje sistem
<p>Mbase edhe jo. Por nje sistem kur qeverite ngrihen dhe ulen vetem me dhune nuk ka per te qene me i mire se ky i tanishmi. Mbreteria e dhunes eshte nje mbreteri aq e keqe sa tere pushtetet e tjera.</p>
Add new comment