Murdoch sulmon në Twiter Obamën për "raportet me Bibi-n" dhe "zëvendësimin e Hillari Clinton pas 6 nëntorit"

Postuar në 15 Tetor, 2012 02:27

Në më pak se 3 javë nga votimet në Shtetet e Bashkuara, edhe manjati australian Rupert Murdoch e thotë të vetën mbi sfidën mes Barack Obama e Mitt Romney. Dhe e bën me një sulm në Twitter: 4 tweet në më pak se një çerek ore, të cilat janë botuar dje nga shtypi australian.

Tycoon-i i mediave ka sulmuar fillimisht ashpër zv.presidentin Joe Biden, duke e akuzuar se ka gënjyer për raportet e tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu: "Një makth për Izraelin, nëse Obama fiton. Biden gënjeu totalisht mbi raportin e tij me Bibi-n (emri për miqtë i kryeministrit izraelit. Biden në debatin e fundit i pyetur për raportet me Netanyahun tha se ato janë të shkëlqyera dhe se ai gjysëm ore para se të futej në debat "kishte folur në telefon me Bibi-n" ).

Fjalitë e Murdoch në Twitter vijojnë me "Susan Rice në  Departamentin e Shtetit, një makth"  -  duke iu referuar zërave që qarkullojnë ditët e fundit se Susan Rice, ambassadorja aktuale e SHBA në OKB mund të zëvendësojë Hillary Clinton pas zgjedhjeve të 6 nëntorit. (A.N.)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.