50 vjetori i skandalit "Spiegel", historia e e një artikulli ku u pretendua "nxjerrja e 41 sekreteve shtetërore"

50 vjet më parë, në tetor 1962, policia gjermane bastisi apartamentet e 5 gazetarëve të së përjavshmes Spiegel. U arrestuan dy kryeredatorët, Johannes Engel dhe Cluas Jacobi ndërsa botuesi i gazetës, Rudolf Augstein u vetëdorëzua dy ditë më vonë. Shkaku ishte një artikull i gazetarit Conrad Ahlers, i cili gjithashtu u arrestua gjatë pushimeve të tij në Spanjë. Zyrat e Spiegel u mbyllën për javë të tëra. "Çështja Spiegel" është një prej skandaleve më të mëdha në Gjermaninë e pas luftës.
Artikulli që shkaktoi skandalin ngrinte pyetjen "nëse Gjermania Perëndimore e asaj kohe do të ishte në gjendje për ta mbrojtur veten kundrejt një sulmi nga Pakti i Varshavës" (kërcënimi kanosës i anës tjetër të Perdes së Hekurt). Muri i Berlini ishte ngritur një vit më parë, dhe Lufta e Ftohtë ishte në aktivitet të plotë. Në këto kushte, gazetari i Spiegel, Conrad Ahlers, shkruajti artikullin "Pjesërisht gati për t´u mbrojtur" , i publikuar më 10 tetor 1962.
Ahlers shkruante se qeveria gjermane nuk ishte e përgatitur për një sulm të fuqishëm ndaj Paktit të Varshavës. Nuk kishte ligj emergjencash, dhe sistemet spitalore dhe ato të komunikimit do të kolapsoheshin menjëherë. Popullsia nuk do të mund të merrte shërbim të përshtatshëm mjekësor, dhe trafiku do të bllokohej. Artikulli përmbante informacion të detajuar rreth fuqisë së trupave të NATO-s, pajisjeve të tyre dhe lëvizjes së trupave në rast lufte. Gazetari drejtonte gishtin ndaj ministrit të Mbrojtjes Franz-Josef Strauss (i Unionit Kristiansocial konservator, CSU), i cili atë ditë kur u publikua artikulli mandatoi një raport sekret, në të cilin ekspertët pretendonin se artikulli i Spiegel zbulonte 41 sekrete shtetërore. Prokurori i Përgjithshëm ngriti akuzat: dyshime për tradhti, falsifikim dhe korrupsion aktiv.
"Çështja Spiegel" u kthye në një çështje të qeverisë së kancelarit Adenauer. Botues, gazetarë dhe shoqata profesioniste u tubuan krah Spiegel. Në Gjermani dhe më gjerë flitej për kërcënime, "mbyllje goje" ndaj shtypit, fjalë të cilat nuk ishin përdorur që nga regjimi nazist. Në të gjithë Gjermaninë Perëndimore pati demonstrata dhe mitingje, derisa në 14 dhjetor 1962 kancelari Adenuaer mblodhi një kabinet të ri, pa praninë e Strauss-it (ministrit të Mbrojtjes iu bë një festë e nderuar shkarkimi). Vetë Adenauer dha dorëheqjen në vjeshtën e 1963 dhe pas 103 ditësh në burg, më 7 shkurt 1963, më në fund, botuesi Augstein u lirua.
Me dy breza të mëvonshëm gazetarësh, revista me qendër në Hamburg vazhdon ende të jetë e fortë, dhe jo vetëm ekonomikisht. Që atëherë, Spiegel ka pasur reputacionin e një gazete të pavarur investigative.
Më shumë: http://www.dwelle.de/%C3%A7%C3%ABshtja-spiegel-skandali-q%C3...
Skandali "Spiegel": http://en.wikipedia.org/wiki/Spiegel_scandal
Add new comment