Foto Lajm: 7 anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (dhe teksti i betimit të një anëtari të KQZ)

Në këtë foto të agjensisë LSA shihen 7 anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, gjatë betimit sot në Kuvend. Të gjithë anëtarët e rinj janë zgjedhur pas ndryshimit të ligjit elektoral që solli edhe riformatimin e këtij komisioni.
Trupa e re qe do menaxhoje zgjedhjet e 2013-s perbehet nga Lefterie Lleshi kryetare e Komisionit (e para në të majtë) dhe anetaret Hysen Osmanaj, Albana Shtylla, Denar Biba, Vera Shtjefni, Ilirian Muho, Jani Jani. Kryetarja e re e KQZ ka qene drejtuese ne sektoret e administrates se Kuvendit dhe anetare e Keshillit te Larte te Drejtesise.
Teksti i betimit të një anëtari në KQZ? ResPublica ia kërkoi njërit prej anëtarëve të rinj dhe na u ofrua me mirësjellje. Teksti është ky: "Betohem në nderin tim se do të angazhohem me të gjitha forcat e mia për realizimin e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike në Republikën e Shqipërisë, do të siguroj dhe do të mbroj integritetin dhe fshehtësinë e votës, do të ruaj paanësinë në kryerjen e detyrës si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe do të tregoj profesionalizëm në kryerjen e saj”. Re.Pu.
Comments
Tropojani Hysen Osmanaj eshte
<p>Tropojani Hysen Osmanaj eshte ushtari i Ristanit, pra nuk eshte i ri.</p>
Edhe Vera Shtjefni po ashtu,
<p>Edhe Vera Shtjefni po ashtu, sidoqofte te dy keta u propozuan nga Partia Demokratike dhe me pas u ndoqen pak a shume te njejtat procedura si per te tjeret. Ndoshta me mire do te ishte qe ky shkrim te titullohej ''Betohen ne Kuvend anetaret e Komisionit te ri Qendror te Zgjedhjeve''. Edhe Vera dhe Hyseni e ''meritojne'' rizgjedhjen pasi e kane ngritur doren sa here ua kerkonte partia.</p>
Add new comment