I duhet historisë aventura erotike e Gramenos? Dhe një pohim për arkivat që 'kanë fakte tronditëse për politikanët e sotëm' (!)

Emisioni i përjavshëm i Sokol Ballës, “Top-Story”, bashkoi sot në mbrëmje në një panel për figurat historike të këtyre 100 viteve Pëllumb Xhufin, Paskal Milon, Nevila Nikën e Artan Lamen. Mes diskutimeve dhe emrave të shumtë që u përmendën në bisedë, u hap edhe tema e detajeve nga jeta personale e personaliteteve të Shqipërisë pas 1912-s. A luajnë rol detajet private në rolin e tyre publik?
Tha Artan Lame: Hapja e arkivave ka sjellë një problematike të re në historiografinë shqiptare, atë të vlerësimit të shumë detajeve të panevojshme. Përshembull, Mihal Grameno, sipas dokumentave, është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një dashurie. Pyetja që duhet shtruar është nëse a ka ndikuar ky detaj në ngjarjet e kohës dhe historinë shqiptare në përgjithësi. Nëse jo, kjo është vetëm një pjesë e gosipit, por pa interes shkencor.
Edhe Pëllumb Xhufi mendon njësoj: Duhet shkuar përtej të fshehtave të jetës personale të personaliteteve tona. Duhet të ngrihemi mbi këtë debat. Nuk ka luajtur rol në sjelljen publike të këtyre personaliteteve. Duhet të shohim pikat e konvergjencës me interes kombëtar.
Paskal Milo (në foto) pasi u shpreh se po ngrihet figura e Zogut dhe po ulet ajo e Ismail Qemalit - ("të krijon përshtypjen sikur ky është viti i Zogut, jo Ismail Qemalit me këto që po bëhen") - tha edhe dicka interesante që lidhet me historinë e pas viteve të komunizmit: "Kur dokumentet të maturohen, dmth kur të plotësohen afatet kohore për hapjen e tyre, do të dalin fakte tronditëse, çudira për aktorët kryesorë politikë të Shqipërisë së pas 1990-ës..." (A.N.)
Comments
Tani qe filloi gjuetia
<p>Tani qe filloi gjuetia roze,ne qe kemi 20 vjet qe shohim soap-in Beautiful(dhe dime emrat e tere dashnoreve te Bruk-ut dhe kalamaqte e paligjshem) duam edhe emrin e femres qe donte Mihal Gramenoja,po qe se ishte femer...Ca biografe tullace te Enver Hoxhes betohen se ky ishte i biri i bimbashit,i Çerçizit,i xhaxha Cenit e gallata te tjera pa dogane,sa do vije koha te zhvarrosen te tere keta qe tu bejme ADN e kockave per te shuar kureshtjen kombetare.Pastaj Enveri ishte gay,etj si keto,ndoshta ekziston mundesia e nje kolonskopie te skeletit;gjera keto qe duhen sqaruar me detaje se kureshtja eshte e madhe,ndersa nuk kam pare nje studjues te vetem te sjelle argumente bindese se perse ne Shqiperi do triumfonte socialkomunizmi dhe jo ndonje rryme tjeter politike,e se deri ku social komunizmi shkaktoi deme e deri ku pati pasoja pozitive.Keto kronikat roze jane pjese e asaj qe nje psikanalist i shquar quan metode hipnotike te propagandes,qe devijon thelbin e problemit dhe u ngul ne tru njerezve detajet siperfaqesore.</p>
Baba Saliu e ka nisur luften
<p>Baba Saliu e ka nisur luften me Ismail Qemalin (duke ngritur lart nje satrap si Ahmet Zogu) , dhe deshiron ta perfundoje me Skenderbeun. Atij vetem Skenderbeu (sipas tij) i bën hije, se me te tjeret "ka mbaruar punë". Por, dhe atij ia ka gjetur anën; duke ncitur ca hoxhallar ne Kosove se; "Skenderbeu me luftrat e tij na paska shkaterruar kombin shqiptar". Ne vijim te kesaj, Saliu bën "muslimanin safi" dhe inkurajon Erdogan ne idene e tij per ringjalljen e neootomanizmit. Ne kete qerthull sajesash qendon, "mu ne qender", baba Saliu, heroi yne kombetar :)!!!</p><p>Very Funny!</p>
Add new comment