Nëse Rama fiton, do merrem me të çdo ditë, - thotë Nano dhe shton për Berishën: Ai herë më duket një i sëmurë, herë një gomar

Postuar në 19 Tetor, 2012 11:53

Gazetarja Mira Kazhani, e cila publikon një rubrikë periodike të quajtur Lunch në të përditshmen Shqiptarja.Com, ka botuar sot një bisedë me Mustafa Nanon. Flasin për shumë gjëra që nga duhanpirja, divorci, fëmijët dhe jeta në Tiranë, deri te emisioni i ri  - (“Deja Vu”-ja e famshme e Nanos është  tranferuar këtë sezon nga TCH drejt Ora News me regji dhe studio të re, madje edhe me një emër të ri -  do quhet  “Jamais Vu”)  - ku i ftuari i parë do jetë Adi Krasta.

Diku, gazetarja e çon bisedën te politika dhe shkruan:

Përfitoj ta pyes Muçin për Ramën për të cilin më përgjigjet i prerë:  Do flas për të vetëm pas zgjedhjeve parlamentare. Nëse do fitojë do merrem çdo ditë me çdo akt dhe lëvizje të tij.

– Po nëse humbet? Nëse humbet nuk besoj se do merrem me të, sepse Rama është alamet çuni e do dijë të merret me atë ç’ka më të fortë në veten e tij: artin dhe publicistikën.

– Si e sheh 2013-n? Shoh një humor të konsoliduar kundër Sali Berishës. Ai herë më duket një i sëmurë, herë një gomar... Disa kanë frikë e të tjerë janë mercenarë.. Kazhani, po më prish shijen e kësaj kafeje, mos më pyet për këto gjëra të lutem...” (A.N.)

Biseda e plotë:

http://www.shqiptarja.com/blogs/lunch_com/rama_alamet_uni_be...

Foto LSA:

Mustafa Nano, duke folur gjate ceremonise se promovimit te "Respublica"-s, shtator 2010

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

hahahaahahahahahahahaha --Me kete fjalen Gomar per Salen me ke kenaq  hahahahahaha __

__Por duhet thene  ama  se Sala eshte politkani me inteligjent i Shqiperise sot per sot --Me i afti eshte ai, te tjeret jane komplet qesharake, NUK KANE AS KONCEPTET ME ELEMENTARE TE POLITKES

Submitted by Relapso (not verified) on

Interesante!  Lind pyetja: si eshte e mundur qe shqiptaret zgjedhin te qeverisen nga nje gomar? Ç'eshte ky popull qe mban nje gomar per kryeminister? Pyetje retorike!

Submitted by Dritan (not verified) on

Shpresoj te fitoj Edi Rama, qe pervec te tjerave, te keni mundesi qe te merreni me te.

Submitted by lani (not verified) on

...e ke hallin te gjesh ndonje pune per vete pas zgjedhjeve, o Dritan? Te merremi me kete te çmendurin Ramen çdo dite, vetem sepse ti do qe te gjesh pune???

Submitted by Emigranti (not verified) on

Pershendetje te gjitheve

Pershendetje z. Nano.

Urime per programin e ri, qe do te nisni ne "Ora news". N.q.s do te jete e mundur, si emigrant qe jam, ju lutem ti kerkoni televizionit qe programi Juaj te jete i shikueshem edhe ne internet sic jane edhe emisionet e tjera televizive, psh "Debat", "Opinion", "Tonight", "Top Story" etj.

Me lejoni gjithashtu nje verejtje. E kam fjalen per etiketimet qe ju keni perdorur  gjate intervistes. Te kuptohemi jeni ne te drejten tuaj ti etiketoni liderat politikane shqiptare si te doni, por me kuptoni drejt, nuk mendoj qe etiketimi publik i tyre eshte nje gje e mire. Titulli i intervistes suaj ne "Shqiptarja.com" te pakten ne versionin on line eshte:

"Rama alamet çuni Berisha nje gomar" nuk dua te futem ne te drejten tuaj apo te filloj e te analizoje se kush eshte e si eshte, thjesht dua t'ju sjell nje krahasim.

A e mendoni dot sikur te mos ishim ne Shqiperi por ne nje vend cfaredo te Evropes dhe ne nje gazete mbarekombetare nje analist i njohur te shprehej sic jeni shprehur Ju. Do te behej nami etj etj. Jam i sigurt qe dikush mund te me thote ne Evrope po do te ishte gabim por ne Shqiperi z. Nano eshte treguar shume i permbajtur, kaq eshte pak, por une mendoj, ndofta si enderrimtar i perhershem qe jam, qe te pakten gazetaret, ata qe vertete une i quaj te tille, te jene te paret qe te tregojne etiken dhe kulturen e tyre.

Etiketimet e cfaredo lloji nga cilado ane qe vijne nuk jane asnjehere te mirepritura e sidomos ne nje ambient si ai shqiptar ku edhe per hicmosgje ndizen gjakrat. Besoj dhe shpresoj se ne mos klasa politike te pakten media me sjelljen e saj te ndihmoje sado pak shoqerine shqiptare qe te futet ne rrugen e qytetarise.

Kerkoj ndjese per kete koment por deshira e mire per te pare gjithmone gazetarine shqiptare, dhe ne vecanti "Respubliken" me drejtuesin e saj, ne krye te luftes per nje emancipim te shoqerise shqiptare me shtyu te bej kete koment.

Me respekt

Emigranti

Submitted by raimondi (not verified) on

Bravo !

Koment tamam modern . Shume bukur.__

Etika duhet te jete paresore tek gazetaret, sidomos ne tv, sepse percon mesazhe civilizimi tek njerezit e thjeshte poshte ne popull

Submitted by Anonim (not verified) on

nese berisha eshte gomar i bie qe rama te jete gomar ne katror. rama nuk merr vesh nga asgje. edhe ne pikture eshte medioker. e keni pare kur i bejne pyetje per ceshtje ekonomike si i dredhon. kete kompleks mundohet ta kompesoje me arrogance e me gjera te pergjithshme qe s'kane asnje lidhje me pyetjen qe i drejtojne.

p.s.E pate si ju drejtua gazetareve? he mo kapet gje?.

Submitted by edi (not verified) on

O Muço, sipas kesaj qe na sugjeron, ne u dashka te durojme Ramen çdo dite, vetem sepse ti na premton qe do shkruash cdo dite??? Kujton ti se ia vlen o Muç?? Te durojme ate, dhe te te durojm edhe ty qe merresh me ate??? Dyfish tmerr. Kshu qe po  i biem shkurt, Muç:  Rama s'ka per te fitu, kshu qe dhe ti s'ke pse lodhesh cdo dite me te, dhe kshu s'e prish as miqesine me te. ;) Kupto???

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.