Qeveria e Shqipërisë përshëndet... dialogun

Postuar në 19 Tetor, 2012 15:19

"Sot ka ndodhur diçka që unë personalisht nuk e kam menduar se do të ndodhte, por edhe shumë të tjerë... Dhe kjo gjë, e cila vërtet për arsye të historisë jo të largët, por shumë të afërt dhe shumë të përgjakshme, mund të konsiderohet si krejtësisht e pamundur, ndodhi sepse drejtuesit pavarësisht nga e kaluara, pavarësisht nga emocionet, janë të tillë për të marrë përgjegjësi dhe janë të tillë për të marrë përgjegjësi në emër të atyre që përfaqësojnë dhe për të ardhmen e atyre që përfaqësojnë..."

Paska ndodhur takimi qeveri-grevistë? Joo, ka ndodhur në Bruksel takimi Thaçi-Daçiç. Fjalët më sipër janë të Ilir Metës. Deklarata është bërë sot në Njësinë 5 në mbylljen e fushatës për zgjedhjet në LSI.

Ja sa bukur e thotë partneri i Berishës në qeverisje: "Nuk e mendoja dot që do vinte një ditë që Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës dhe udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të takohej me kryeministrin e Serbisë, i cili njëkohësisht është edhe pasues i atij lidershipi që udhëhoqi gjenocidin në Kosovë...".

Dhe vijon më tej: "Dhe përderisa Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, takohen për të ardhmen europiane të shqiptarëve të Kosovës dhe të serbëve, atëherë pse qenka kaq e vështirë që në të votojmë ligjin për Gjykatën e Lartë; që në të miratojmë ligjin për statusin e nëpunësit civil dhe pse qenka kaq e vështirë që ne të miratojmë dhe një rregullore në Parlament...".

Dhe pse qenka kaq e vështirë që qeveria e Shqipërisë të dëgjojë një grup shqiptarësh që po i vënë flakën vetes... (Këtë nuk e tha Meta). Por këtë mund ta thotë cilido shqipfolës që lexon se sot në Bruksel janë takuar shqiptari Thaçi e serbi Daçiç. Takim të cilin e ka përshëndetur para pak minutash edhe qeveria e Tiranës: "Vazhdimi i ... dialogut dhe normalizimi i marrëdhënieve është në interes të të paqes e stabilitetit"  - thuhet në deklaratën e MPJ. Dialogu sillka paqe e stabilitet?? A përnjimend? (A.N.)

 

Foto:
Një nga viktimat e regjimit komunist duke u perqafuar me fëmijët përpara se të rihyjë në çadrën e grevës së urisë në Tiranë (LSA)
Prononcimi i Metës:
http://www.gazetatema.net/web/2012/10/19/ilir-meta-te-marrim-shembull-ng...
Qeveria e Shqipërisë përshëndet...dialogun:
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/ministria-e-jashmte-e-shqiperise-per...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.