Berisha i Shqipërisë po i hedh benzinë zjarrit të grevës, - shkruan Il Corriere della Sera

“Më 12 tetor, ndihmuar prej ndërmjetësimit të ambasadës së SHBA-ve në Tiranë dhe delegacionit të Bashkimit Europian, u zhvillua një takim mes një përfaqësie të grevistëve të ish-të përndjekurve dhe presidentit shqiptar Bujar Nishani. Në të njëjtën kohë kryeministri Sali Berisha vazhdon t’i hedhë benzinë zjarrit duke thenë se protesta e ish të përndjekurëve ka një motivim politik. Amnesty International u ka kërkuar autoriteteve shqiptare që të rinisin takimet dhe të garantojnë pagesën e shpejtë për të dëmshpërblyer ish-të përndjekurit politikë.”
Sa më sipër i thotë e përditshmja italiane Il Corriere della Sera. Fillimisht, greva e urisë mezi ia doli të fitonte vëmendjen e medias lokale, por më pas, falë vizitave të ambasadorëve në çadrën e grevës, dhe pas gjesteve të forta të Gjergj Ndrecës e Lirak Bejkos, reflektorët e medias u fokusuan më së shumti aty. Tash duket se ka filluar një ndërkombëtarizim gradual i kësaj greve, e cila nuk dihet se kur e se si do të marrë fund. Re.Pu.
Add new comment