Obama-Romney, çfarë tregojnë shifrat e sondazheve vetëm pak orë para debatit të fundit mes kandidatëve?

Postuar në 22 Tetor, 2012 11:40

The Economist në rubrikën e saj Daily Chart ku sjell vazhdimisht një raport përmes shifrave, sot sjell të dhënat më të fundit nga sondazhet për zgjedhjet amerikane.

Përpara debatit përfundimtar sonte në Boca Raton, Florida, gara mes dy kandidatëve Obama dhe Romney është kokë më kokë si kurrë më parë. Barack Obama ka humbur avantazhin e tij (prej 6 pikësh) në Ohajo dhe është tani kokë më kokë me Mitt Romney-n, sipas dy sondazheve, ndërsa një i tretë i jep presidentit një pikë avantazh. Ky shtet ku dominon klasa punëtorë mund të jetë vendimtar për rezultatin. Por, po të besosh një anketë të re të “Quinnipiac”, Z. Obama ka pesë pikë avantazh në Ohajo, edhe pse sonduesit e pavarur brenda në Ohio janë të prirur të favorizojnë Romney-n.

Florida, gjithashtu është në pikëpyetje pasi duket se palët e kanë ngushtuar distancën disi në ditët e fundit, me Mitt Romney-n në një avantazh fare të vogël në shtetin e madh. Shifrat e fundit nga NBC News Journal / Wall Street i vënë kandidatët me 47% në total të krejt Amerikës. Një nga kompanitë e mëdha, RealClearPolitics, i jep një avantazj të lehtë Obamës në krejt vendin, ndërsa sondazhi i Gallup mban zotin Romney përpara, madje me shtatë pikë.

Mbeten ende dy javë deri në ditën e zgjedhjeve.

Foto:

Ngjyra tregon kolegjet elektorale: (blu/e kuqe e fortë) aty ku fitorja është thuajse e sigurt, (blu/e kuqe e zbehtë) ato ku njëri kandidat ka avantazh të lehtë dhe (ngjyrë lejla) ato ku kandidatët janë kokë më kokë. Pika në mes, tregon kufirin që duhet kaluar për të fituar. (The Economist)

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.