Eshtë dhuna modeli i reagimit të shtetit ndaj protestave “për kombin”?

Postuar në 22 Tetor, 2012 13:11

Në të njëjtën ditë që AK proteston kundër vizitës së një Ministri serb në Tiranë, në Prishtinë protestuesit e Vetëvendosjes kanë protestuar kundër bisedimeve Thaçi-Daçiç.

“Policia e Kosovës përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë një grup protestuesish të lëvizjes Vetëvendosje që protestuan kundër takimit të kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç. Aktivistët hodhën bojë të bardhë e domate, mbi forcat e policisë” njofton Zëri i Amerikës.

“Intervenimi filloi duke hedhur gaz lotsjellës më pas duke shkelur me çizme mbi trupat e protestuesve të ulur paqësisht, dhe vazhdoi duke i ndjekur aktivistët në drejtim të hotelit ‘Grand’”, theksohet në njoftimin e Vetëvendosjes. Një deputet i saj, Liburn Aliu gjendet në spital i lënduar rëndë. “Kanë keqtrajtuar dhe arrestuar Alban Krasniqin, ndërkohë deputetja Albulena Haxhiu është pa ndjenja”, thuhet në njoftimin e publikuar nga portali i gazetës ‘Zëri’.

Nga ana tjetër, Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se " të gjitha protestat duhet paraprakisht të lajmërohen në Policinë e Kosovës (...)aktivistët e Vetëvendosjes një protestë të tillë nuk e kanë lajmëruar".

Daçiç citohet t’i ketë thënë Thaçit se “Kosova është e imja po aq sa e ytja”, gjë që të çon të mendosh se Qeveria Thaçi është e aftë t’i ‘tregojë vendin’ protestuesve shqiptarë që protestojnë për kombin, dhe jo Serbisë.

Vetëvendosja ka njoftuar se protestat vazhdojnë nesër, e u bën thirrje qytetarëve kosovarë të bashkohen.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.