Bitum nga më i miri..

Kryeministri Borissov: Unë kam një kërkesë për palën shqiptare; në qoftë se ka mundësi, Shqipëria të eksportojë bitum, një çështje kjo për të cilën u diskutua edhe gjatë bisedimeve midis dy delegacioneve. Ka rrugë në Bullgari që janë ndërtuar para shumë vitesh dhe janë aq të qëndrueshme dhe aq të mira, në sajë të bitumit të mirë shqiptar. Jemi të gatshëm të marrim tërë sasinë që disponon vendi juaj.
Kryeministri Berisha: Është e vërtetë që bitumi i Shqipërisë është i cilësisë më të lartë, por, gjithashtu, ka një të dhënë tjetër të re shumë pozitive; rërat bituminoze të Shqipërisë janë të cilësisë më të lartë që mund të ekzistojnë, sipas studimeve që kanë bërë institutet shkencore të Milanos. Ato janë shumë më cilësore, sesa rërat kanadeze dhe të çdo vendi tjetër. Ato mjaftojnë për të shtruar të gjitha rrugët e Europës..
Kryeministri Borissov: Së pari, me këtë rërë bituminoze dëshirojmë të bëjmë një rrugë shumë më të shkurtër mes dy kryeqyteteve.
Kryeministri Berisha: Me shumë kënaqësi.
Sa më sipër, është marrë nga faqja zyrtare e Këshillit të Ministrave në njoftimin mbi konferencën e përbashkët për shtyp mes kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe homologut bullgar Boyko Borissov, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare dyditore. (A.N.)
Pjesën tjetër të kësaj konference (ku nuk mungon pjesa e zakonshme e "demaskimit" të opozitës së Shqipërisë nga kryeministri i Shqipërisë, mund ta lexoni në: http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=17206
Foto LSA: Berisha e Borisov gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, sot në Tiranë
Law and Order, Bulgarian Style:
http://www.nytimes.com/2011/07/20/world/europe/20bulgaria.ht...
Add new comment