Ish të përndjekurit “e famshëm” u ndanë më dysh në qëndrimin ndaj grevës së urisë

Ish të përndjekurit që janë personazhe e personalitete publike u panë të ndarë në qëndrimin e tyre ndaj grevës së urisë që u mbyll dje. Ata që janë më afër pushtetit heshtën për një kohë të gjatë, dhe duhet të ketë qenë një apel i ardhur nga më shumë se një zë publik (“Pse nuk flasin ish të përndjekurit?”, ish apeli në formë pyetjeje), që i ka bërë të flasin disa syresh. Por kanë folur për t’u distancuar nga grevistët, e nga gjestet e tyre të bujshme në kufijtë e vetflijimit. Në fillim ish Agron Tufa, i cili shkruajti një artikull për Panoramën. Po atë ditë, ish përkthyesi Amik Kasoruho (dhe këshilltar i Presidentti të Republikës), që në një intervistë për Mapon u rreshtua me qeverinë dhe kundër grevistëve. Në të njëjtët binarë eci dhe Visar Zhiti në një intervistë të tijën për një tjetër të përditshme.
Por disa celebritete të tjera, ish të përndjekur gjithashtu, mbajtën qëndrim të kundërt. Edhe kur nuk u vunë në mbështetje të ish grevistëve, ata ishin kritikë me qeverinë. Spartak Ngjela bëri një vizitë, tok me një grup gazetarësh, deri tek gardhi i policëve të ngarkuar për “të mbrojtur grevën”. Daut Gumeni ka shkruar më shumë se njëherë në mbrojtje të ish të përndjekurve të përfshirë në këtë ngjarje. Bilal Kola shkuajti për respublica-n, ndërsa Fatos Lubonja e Elsa Ballauri shkruajtën për Panoramën.
Të shumtët nuk u ndjenë, sidoqoftë.
Re.Pu.
Comments
NGA TE GJITHE E PRISJA AMA
<p>NGA TE GJITHE E PRISJA AMA NGA ZOTI AMIK KASORUHO JO.....EDHE A NUK MUNDI TE NGELTE AMIK PO U BE I NENSHTRUAR...NGUSHLLIME PER VDEKJEN E ISH SHPIRTIT TEND RBEL ZOTI KASORUHO...U PREFTE NE PAQE </p>
Add new comment