Gjergj Ndreca nuk dinte asgjë për vendimin e mbylljes së grevës, Liraku mungon në shtypin e sotëm

"Jo, nuk më kishin njoftuar për ndërprerjen e grevës. Atë moment unë isha duke marrë një serum dhe më kishte zënë gjumi. Papritmas, pashë se bashkëvuajtësit e mi jepnin konferenca shtypi për daljen nga greva. Çdo gjë e prisja dhe e besoja, këtë jo. Ata duhet të më kishin njoftuar për vendimin e marrë. Nuk më kontaktuan dhe kjo gjë më mërziti shumë"
E përditshmja SHQIP ka intervistuar në numrin e sotëm një nga të vetëflijuarit e grevës së urisë të mbyllur dje dhe ai ndër të tjera thotë:
"Më kishin premtuar që do ta zgjasnin grevën edhe 10 ditë. Në qoftë se do të dilnin një nga një, ajo do të kishte zgjatur edhe për pak kohë. Greva ka sensibilizuar të gjithë botën, u informua Departamenti Amerikan i Shtetit dhe gjërat po lëviznin pozitivisht. Paraditen e sotme, zëdhënësi i Komisionit Europian, Peter Stano, reagoi për grevën e ish të përndjekurve politikë. Ai tha se ndërkombëtarët ndiejnë keqardhje për grevistët, duke inkurajuar një dialog konstruktiv mes palëve... Greva është mbyllur tashmë. Nëse ajo do të kishte zgjatur, atëherë do ia kishim dalë". - A.N.
Intervista e plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/10/23/gjergj-ndreca-kunder-mbylljes-s...
Comments
Ja sesi u perçane edhe ish -
<p>Ja sesi u perçane edhe ish - te perndjekurit politike; Sali serbi ia doli edhe njehere!</p>
Add new comment