Ndërsa Thaçi e Berisha i bëjnë fresk Beogradit, shefi i zyrës për Kosovën kërkon "kthimin e 300 mijë serbëve të dëbuar"

Postuar në 23 Tetor, 2012 11:07

Ndërsa policia kosovare përleshet me deputetë e aktivistë të VV që kërkojnë barazi në negociata me Serbinë, e ndërkohë që kryeministri shqiptar takon ministrin  Ivan Mrkiç, shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Aleksandar Vulin, ka kërkuar sot nga komuniteti ndërkombëtar... të ndihmojë në kthimin e “më shumë se 300 mijë serbëve të përndjekur” nga Kosova. Mjetet serbe të informimit njoftojnë se Vulin gjendet në New York dhe atje është takuar me zëvendësin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Jan Eliasson.

Mediat shqiptare citojnë kryeministrin Berisha: “Dallimet mes dy vendeve nuk duhet të behën pengesa për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale. Pavarësisht të shkuarës, e ardhmja e këtyre marrëdhënieve duhet të jetë ajo e miqësisë dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok si në edukim, kulturë, turizëm, ekonomi etj, etj”.

Pyetje: A e di kryeministri shqiptar se cilat janë realisht dallimet mes 2 vendeve? “E shkuara nuk duhet të bëhet pengesë” a vlen edhe për serbët njësoj?  K.Cukali

Comments

Submitted by Pirro (not verified) on

<p>Me dy spiunet e Beogradit, Thaçiç e Berishoviç, perse mos te kerkojne...? Bile 300.000 jane pak, le te dergojne ne Kosove nja dy milione serbe, nga ata te te ashtuquajtures Krajina e nga ata te Bosnjes, se veç Vetevendosjes, nuk proteston kush. Perkundrazi, sa me shume Thaçiç me kompani shesin shesin interesat e kosovareve tek Serbia fashiste, aq me shume koketrashet e xhamive e mbeshtesin! Edhe une qe zura me shkelma nje serb kur me tha &quot;Kosovo je Srbija&quot;, hej dreq, kesaj i thone te behesh me kosovar se kosovaret!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.