'Doing Business' në Shqipëri, sipas BB

Banka Botërore publikoi sot raportin vjetor "Doing Business" për vitin 2012. Raporti në fjalë klasifikon vendet sipas 10 treguesve ku përfshihet shpejtësia e regjistrimit të një biznesi, pagesa e taksave, regjistrimi i pronës, tregëtia ndërkufitare si dhe zbatimi i kontratave.
VOA News raporton se Shqipëria ka humbur dy vende në klasifikimin e përgjithshëm të këtij raporti, krahasuar me vitin e kaluar. Banka Botërore e radhit Shqipërinë në vendin e 85 nga 185 vendet e përfshira në klasifikim.
Bie në sy se një bashkëautore e raportit (Tea Trumbiç) përpiqet në vijimësi gjatë gjithë intervistimit të VOA-s të justifikojë rënien e Shqipërisë me "hapat e shpejtë të ndërmarra nga vendet e tjera në drejtim të reformave".
Gjithsesi në raportimin e VOA merret vesh që në treguesin e lejeve të ndërtimit Shqipëria radhitet e fundit në klasifikimin e këtij raporti të Bankës Botërore; çalon në lehtesinë në procesin e sigurimit të energjisë elektrike për një biznes; duhet të bëjë përparim në pagesat e taksave, etj. - A.N.
Më shumë:
http://www.zeriamerikes.com/content/doing-business-shqiperia...
Karikatura shoqëruese nga Medi Belortaja
Add new comment