Topalli (Topalli?) marshon kundër dhunës

Postuar në 23 Tetor, 2012 14:22

Në këtë foto të agjensisë LSA shihet kryetarja e Kuvendit Topalli gjate nje marshimi sot pergjate bulevardit "Deshmoret e Kombit". Më poshtë, një pjesë nga njoftimi në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë:

"Mijëra gra i bashkohen ftesës së Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli në një lëvizje në emër të grave, në emër të fëmijëve, kundër dhunës ndaj tyre. Me pankartat: "Mos ma prek nënën!”, “Stop dhunës ndaj grave”, “Stop dhunës ndaj fëmijëve!”, “Mos ngre dorë kundër gruas!”, mijëra gra iu bashkuan ftesës së Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli në një lëvizje kundër dhunës në familje. Të shokuar nga ngjarjet e fundit barbare të krimeve në familje, të indinjuar nga vrasja e nënave dhe vajzave të reja, të prekur thellë në shpirt për tmerret që fëmijët kanë parë e kanë ndjerë, me dhimbjen e madhe për këtë dhunë të çmendur, sot secila prej nesh është Aishja, Flutura, Limja, Rola, Mira, Manjola, Fatjona, Marjana… Kryetarja e Kuvendit drejtoi këtë lëvizje të heshtur dhe pa fjalime, sepse për tragjedi të tilla nuk gjenden fjalë..."

Pyetje për Topallin: A e inkurajon dhuna verbale në politikën shqiptare, dhunën në familje dhe rrugë? (A.N.)

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Topalliiiiiiiiiiiiiiii, promotorja e dhunes ne Parlament....kap prej zhelesh, plumb ballit...hmmmmm...vazhdoj dhe e rithekso: POpulli Shqiptar eshte nje popull hipokritesh, edhe ky manifestim eshte nje hipokrizi.</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Bujar (not verified) on

<p>Kryetare shoqate eshte kjo Topalli e fotos? A eshte kjo e njejta Topalle si e parlamentit? Nqs &nbsp;po, atehere te beje ligje te forta dhe te kerkoje znatimin e tyre ne praktike, se sa per protestat e marrshimet, kemi shoqerine civile...</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Mjerë politika jonë kur ka politikanë të tillë&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.