A kishte Meksi 'ftohtësi të moralshme ndaj kryeministrit'?

Aleksandër Meksi ka prezantuar albumin e tij për 100 vjetorin e pavarësisë, vepër e cila ishte paranjoftuar disa herë gjatë muajve të fundit. Në promovim ishte ftuar edhe Sali Berisha (në foto me bashkëautorët Meksi e Lleshi). Mediat e kanë theksuar në mënyra të ndryshme këtë prezencë. TCH i jep krahë një hamëndësimi për bashkëpunim, kurse në gazeta, kronikat flasin për një takim të ftohtë Berisha-Meksi.
Raporton televizioni TCH: "Shumë vite pas ndarjes së tyre me qëndrime politike e publike, dikur dy drejtuesit më të lartë të vendit, Sali Berisha e Aleksandër Meksi janë bashkuar sërish.Sebepi ka qenë promovimi i Albumit Fotografik për 100-vjetorin e Pavarësisë, ku ish-kryeministri i ’92-’97 është bashkëautor me Xhevair Lleshin. Nëse bashkëpunimi i tyre shkon përtej këtij aktiviteti, ky është ende hamendësim, por kreut të qeverisë iu rezervua në të një fjalim, të cilin Berisha ia kushtoi historisë... Ndryshe nga herët e tjera, kur në analizat historike të kreut të qeverisë nuk ka munguar Ahmet Zogu, këtë herë ai është anashkaluar".
Ndërsa e përditshmja "Shqiptarja.Com" jep disa detaje nga sjellja e Meksit dhe Berishës gjatë ceremonisë së prezantimit të Albumit.
Shkruan gazeta: "...Berisha edhe pse ishte i ftuar në ceremoninë e promovimit të "Albumit Historik" me autor Aleksandër Meksin dhe Xhehavir Lleshin, duket se ka qenë i pranishëm vetëm fizikisht. Me ish-kryeministrin e parë të qeverisë së PD, meksin, Berisha është mjaftuar me një shtrëngim të ftohtë duarsh. E njëjta ftohtësi edhe nga ana e ish-kryeministrit Meksi i cili gjatë gjithë kohës së aktivitetit nuk shfaqi asnjë gjest miqësor ndaj Berishës. Situata mes tyre qëndroi e ftohtë deri në fund të aktivitetit. Në mbyllje të ceremonisë Meksi qëndroi me ish-presidentët Moisiu e Meidani, ndërsa vetë kryeministri Berisha u largua nga salla me atë shpejtësi që hyri, edhe pse erdhi i fundit".
Duke iu referuar artikullit të mësipërm, në blogun Peshku Pa Ujë, një nga më të vizituarit e targetit rinor, shkruhet:
"...Duke lexuar kete artikull me vjen vetiu te mendoj se nuk ka si Meksi, antare apo ish antare te PD, jo per albumin po per qendrimin. Pse edhe nese ka apo njerez qe i perafrohen disa qendrimeve perfundojne si spiune, lakej te ulet, bukeshkale ... Epitetet vazhdojne. Por valle pse s'ka njerez qe mos te kene ngerdheshjen e ulet prej sahanlepiresi e nje ftohtesi te moralshme ndaj kryeministrit tone?" (A.Th.)
Raportimi i TCH:
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=244743&ref=fp
Raportimi i Shqiptarja.Com:
http://www.shqiptarja.com/home/1/as-100-vjetori-s-e-largon-m...
Pyetja në PPU:
http://www.peshkupauje.com/2012/10/pyetje/pse-nuk-ka-te-tjer...
Comments
A ka njeri te me thote se
<p>A ka njeri te me thote se cfare profesioni ka ky Xheva(h)iri? Se njehere na del te librat e kimise, njehere te te fizikes, pastaj te biologjia, te dituria e natyres, tani te historia... Nqs nuk eshte i fushes, nje minus i madh per Meksin qe ka pranuar ti vendose emrin. Media duhet ta hetoje, dhe me kete rast, te denoncoje edhe manipulimet qe behen me tekstet shkencore e shkollore, lidhur me autoresine. </p>
Aleksander Meksi eshte nje
<p>Aleksander Meksi eshte nje njeri po aq pa karakter sa edhe Sali Berisha. Pak para doreheqjes se tij ( te imponuar) ne vitin 1997, tha se " Po me hoqen do te flas...." Ky eshte morali i kalbur i ketyre individeve. Do me thene, per aq kohe sa kane poste e privilegje " nuk flasin" perpara cdo krimi e padrejtesije. Po ua hoqen privilegjet nisin e lehin. A. Meksi ka qene bashkeautor dhe ndihmes i Sali Berishes ne te gjitha krimet qe ky i fundit ka kryer nga 1991- 1998. Ai ka qene dakord me bashkimin e PD me lumpenin ( kriminelet ordinere), me bllokimin e ushqimeve per popullin ne portin e Durresit vetem qe te acaronin popullin kunder pushtetit dhe ta detyronin t'iu jepte voten atyre, ka qene dakord me prishjet pa shkak te qeverive ne 1991-1992,, ka qene dakord me djegiet, vjedhjet dhe shkaterrimin e Shqiperise derisa erdhen ne pushtet, ka qene dakord me dhunimin e zgjedhjeve te 1996, me firmat piramidale, me kjoskat, me levizjen pa kritere urbanistike te popullsise, ka qene dakord me hapjen e depove te ushtrise ne 1996 si dhe me Grushtin e Shtetit te 14 shtatorit 1998 etj.etj..</p>
Add new comment