Republikani Mourdock shock-on: Shtatzania që vjen nga një akt përdhunimi është një dhuratë e bërë nga Zoti

Kandidati republikan për Senatin e shtetit të Indianës, Richard Mourdock ka bërë një provokim të fortë, teksa është shprehur disa ditë para zgjedhjeve lidhur me abortin. "Abortin mund ta pranoja veç në një rast: kur aborti është e vetmja mënyrë për të shpëtuar jetën e nënës. Në raste të tjera, jo. Jeta është një dhuratë e Zotit. Edhe kur jeta e ka burimin tek një akt përdhunimi, këtë duhet ta shohim si diçka që e ka dashur Zoti”, tha saktësisht ai.
Demokratët janë hedhur në sulm duke i kërkuar Romney-t jo vetëm të distancohet nga ky qëndrim, por të distancohet dhe nga vetë Mourdock-u. Demokratët thonë se nga Romney pritet të thotë që “e refuzon mbështetjen e Mourdock-ut”, por kandidati republikan për postin e Presidentit është mjaftuar të thotë se “nuk është dakord me qëndrimin e Mourdock-ut”.
Presidenti Obama ka reaguar duke thënë se “një përdhunim është një përdhunim; gjithmonë”. Ndërsa ish-rivali i tij katër vjet më parë, John McCain, republikan me titull të plotë, tha mbrëmë se e tërheq mbështetjen që i ka dhënë Mourdock-ut përsa kohë që ky i fundit nuk kërkon falje lidhur me atë që ka thënë.
E.G.
Comments
O Muci jeni bo per faqe te
<p>O Muci jeni bo per faqe te zeze. Kandidati republikan ne Indiana nuk tha qe eshte dhurate nga Zoti mer burre. Ai ishte ne debat me rivalin demokrat Donnelly dhe y pyet se cmendonte per raste shtatezanie nga perdhunimi. Dhe e di cfare tha. jane raste te tmerrshme shume fatkeqe por une duke besuar qe jeta nis qe ne embrion, si c e thiote libri i shenjte, mendoj se Zoti ka bere qe kjo jete te ngjizet keshtu dhe jam kunder abortit. Kaq o Muc por ju shihni dokrra gjithandej dhe o burra ti botojme. Ke bere dhe nje shkrim per gazetarine e keqe shqiptare, ke bere mire se ashtu ehste por vete .......</p>
Add new comment