Në debatin Obama-Romney mbi politikën e jashtme, Europa u përmend... vetëm një herë

Hebdo është javorja më e rëndësishme e Zvicrës frankofone. E themeluar në 1981 ajo mban në fokus zhvillimet ndërkombëtare, vecanërisht Europën. Publikohet nga grupi Ringier dhe konsiderohet si një mjet i informacionit dhe reflektimit, pa të cilën Zvicra franceze nuk do ishte ajo që është sot.
Në faqen online të Hebdo-s - (ofron vetëm disa nga artikujt që gjenden në kopjen print dhe pak arkivë) - gjen material të bollshëm lidhur me debatin e tretë Romney-Obama, mes të cilave edhe këtë karikaturë që po bashkëngjitim këtu, që tërheq vëmendjen mbi sa pak është përmendur Europa në tri debatet presidenciale amerikane.
Karikatura shoqërohet me shënimin: "Në debatin e tretë televiziv mes kandidatit republikan Mitt Romney dhe presidentit Barack Obama, Europa është cituar vetëm një herë nga ky i fundit". (A.Th.)
Përkthimi i batutës në karikaturën e Hebdo:
Debati Obama-Romney mbi politikën e jashtme, kandidatët nuk flasin për Europën. François Hollande: A e dinë së paku që kemi bombën atomike?
Transcript dhe Audio, debati i tretë presidencial në SHBA:
http://www.npr.org/2012/10/22/163436694/transcript-3rd-obama...
Comments
Hahahahahaha, shume e
<p>Hahahahahaha, shume e bukur.</p><p>Sa per politike te jashteme, departamenti i shtetit eshte treguar historikisht injorant dhe me gafa te medha.</p>
Add new comment