Heqja e imuniteteve? Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Gërdecit po 'teston' Prokurorinë...

Sot është dita e parë që heqja imuniteteve hyn në fuqi, dhe parlamentarët mund të ndiqen. Në Fletoren Zyrtare ky ndryshim i Kushtetutës është botuar më 11 tetor dhe nga data 26 tetor 2012 ka hyrë në fuqi. Me këtë rast, shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit, 'Gërdec' nëpërmjet një letre drejtuar kryeprokurores Ina Rama kërkon vënien e të gjithë personave që dyshohen si përgjegjës përpara drejtësisë, jo vetëm ata 29 të pandehur që priten të gjykohen në Gjykatën e Apelit, por edhe të Fatmir Mediut që ndaj tij ende nuk është zhvilluar asnjë seancë.
Në letrën e botuar dhe nga Balkanweb, shkruhet: “Tashmë Kuvendi ka miratuar heqjen e pengesës ligjore për të ndjekur penalisht deputetët. Ky kuadër i ri ligjor për imunitetet e deputetëve, krijon premisat e duhura për angazhimin tuaj si institucion në këtë aksion në emër të drejtësisë., duke e kthyer në konkrete mundësinë tuaj për të vijuar ndjekjen penale të shtetasit Fatmir Mediu, si i vetmi person i përfshirë, por ende i pagjykuar për tragjedinë e 'Gërdecit', pikërisht për shkak të imunitetit, që tashmë nuk e gëzon më”,- thuhet në letrën e drejtuar Ina Ramës.
Shoqata e Familjarëve të “Gërdecit”, bën thirrje që Prokuroria e Përgjithshme të rinisë veprimet ndaj Fatmir Mediut, aty ku janë ndërprerë, për shkak se në 2009 ai gëzonte imunitet.
Pas një kalvari të gjatë seancash, Gjykata e Shkallës së Parë më 12 mars të këtij viti, 3 ditë para përvjetorit të tragjedisë, ka dhënë vendimin për 29 të pandehurit e dosjes ‘Gërdeci’, ku asnjë nga 29 të akuzuarit nuk u dënua për akuzën e vrasjes.
Sipas vendimit të gjykatës, ish-përgjegjësi i fabrikës së armëve të demontimit që shpërtheu më 15 mars të vitit 2008 në Gërdec u dënua me 18 vjet burg, ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari po me 18 vjet burg, kurse administratori i fabrikës Alba-Demil, Mihal Delijorgji me 10 vjet burg.
Nëse akti i heqjes së imuniteteve ishte një veprim real, apo ka ndonjë kleçkë që e bën sërish të pamundur ndjekjen ligjore të parlamentarëve (Mediut, me këtë rast), do ta marrim vesh shumë shpejt.
Në faqen adashe të Respublica-s, tek Respublica.org.al (zyra që mbron ligjërisht të dëmtuarit e Gërdecit) është hapur sondazhi nëse Prokuroria do të ketë vullnetin apo jo të ndjekë penalisht Mediun, dhe votimet janë deri më tani pesimiste me 66.67% që thonë jo)
Merr pjesë në sondazh: http://respublicalb.wordpress.com/2012/10/26/sondazh/
K.Cukali
Comments
Nuk me shkon ne mendje se

Nuk me shkon ne mendje se znj. Ina Rama do veproje. Ajo u perkul dhe mori teposht prej Sali Berishes. Per ate nuk pati vlere perkrahja amerikane dhe evropiane.

E si mund te shpresohet tek zonja qe deshirat dhe kerkesat e Sales ia con burri tek shtrati, burri qe ngrihet dhe ulet ne gradat e policit sipas humorit te pushtetit?!

Akoma merreni me

Akoma merreni me imunitetin???????

Nuk ia vlen te shkruhet per nje dukuri te tille. Imuniteti u hoq sa per sy e faqe ne leter. Kush guxon te denoje nje politikan pa imunitet ne shqiperine e diktatures Berishiste e cila ka kthetrat e saj ne cdo institucion?

Add new comment