Seriozitetin e “shkrirjes së akujve me Serbinë” e vërteton...

Nga Shkupi vijnë lajme të zymta: vetëm pak ditë pasi u fol për hapjen e një kapitulli të ri të marrëdhënieve shqiptaro-serbe, me vizitën e ministrit të Jashtë serb në Tiranë, Ivan Mrkic, Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, si të donte të provokonte të kundërtën, deklaron marrjen pjesë në përkujtimin e ngjarjes ku nisi spastrimi etnik i shqiptarëve.
Gjatë vizitës së tij në Maqedoni, ku do të takohet me liderë të lartë të këtij shteti, presidenti serb pritet të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 100-vjetorit të Betejës së Kumanovës dhe do të vendosë lule për nder të heronjve të rënë, transmeton Telegraf.
Beteja e Kumanovës, e zhvilluar në Luftën e Parë Ballkanike, paraqet fillimin e masakrave ndaj popullit shqiptar dhe spastrimin etnik të territoreve.
Mediet maqedonase raportojnë se Nikolic do të marrë pjesë në këtë ceremoni me ftesë të qeverisë maqedonase që nga entuziasmi ka përgatitur ceremoni të posaçme, pasi kjo do të jetë vizita e parë e Nikolicit në Maqedoni që pas marrjes së detyrës si president në shtator të këtij viti.
Askush nuk pret nga qeveria shqiptare të komentojë për këtë rast. Ne.Su.
Comments
Sigurisht! Dhe nuk duhet
Sigurisht! Dhe nuk duhet injoruar fakti qe nje dite para se kreret e shtetit serb u mblodhen per te percaktuar platformen antishqiptare per Kosoven, ministri i tyre i jashtem u prit si nje celebritet nga Berisha. Cfare pazarlleku beri i mencuri i Vucidolit?
Add new comment