'A është vërtetë aq e rëndësishme 'rritja ekonomike' - pyet deputeti i PD: 'Po vlerat morale?'

Postuar në 26 Tetor, 2012 15:34

"Shqetësimi më i madh i intelektualit të njohur të PD-së është i thjeshtë: Ju lutem mos luani me tituj bombastikë. Në fakt në intervistë shikohet kujdesi për të mos e vënë gishtin në plagën e koalicionit qeverisës dhe shmangia e toneve të egra. Por nga ana tjetër, ai analizon me kujdes por makro të gjithë problematikën shqiptare" - shkruan gazetari Ben Andoni në hyrjen e një interviste të gjatë me deputetin e PD Selami Xhepa botuar në të përjavshmen JAVA.

Një nga pyetjet e Andonit është:  "Si e konfiguroni mendimin tuaj me pak fjalë për shtetin shqiptar në këto 100 vjet?".

Përgjigjet Xhepa: “...vendi ndodhet sërish në pikën e vet fillestare të fillimshekullit të kaluar, megjithëse në një stad cilësisht më të lartë: një shoqëri me një demokraci të brendshme të brishtë dhe institucione akoma të dobëta; një shoqëri e përfshirë në një proces të pakthyeshëm të integrimit rajonal e europian, por me ndarje të brendshme të thella në rrafshin politik dhe të pasurisë; një vend që gjatë shekullit të kaluar njohu rritje ekonomike por jo zhvillim dhe që vetëm tani ka hyrë në rrugën e zhvillimit dhe modernizimit të saj ekonomik të një shoqërie moderne, por me mundësi shumë të kufizuara financiare, materiale e njerëzore, të cilat do të limitojnë edhe shpejtësinë e progresit në procesin e ‘catching up’ me Perëndimin. Por duke qenë se jeta njerëzore nuk është thjesht një proces vetëm ekonomik, por shumë më tepër se aq, në perspektivën historike të shekullit që po jetojmë një pyetje mund të shtrohet: A është vërtetë aq e rëndësishme që rritja ekonomike të jetë objektivi i vetëm siç përshkruhet në tekstet standarte të makroekonomisë? ... A është koha për të vendosur një balancë më të drejtë midis materializmit dhe vlerave morale të shoqërisë? Brezat e ardhshëm do ti japin përgjigjen e tyre kësaj pyetje duke përvijuar në varësi të saj edhe kursin e ardhshëm të zhvillimit të Shqipërisë”. A.N.

Intervista e plotë:
http://revistajava.al/kryesore-ne-kopertine/20121022/selami-...

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.