Grekët shpikin metoda risi për të luftuar evazionin: “S’të japin faturën? Ik pa paguar”

Postuar në 28 Tetor, 2012 03:29

Tani që vlerësimet e reja nga disa burime në Eurozonë thonë që borxhi grek në vitin 2020 të jetë 137% (pritej të qe 120%), nga ata priten reformamë të thella strukturore për të marrë ndihmën e re. Ndaj, Ministria greke e Zhvillimit do të paraqesë 89 masa, ndër të cilat një ligj të ri sipas të cilit konsumatorët në restorante, bare dhe dyqane të tjera do të largohet pa paguar nëse nuk kanë marrin një faturë të rregullt tatimore. E përditshmja greke Kathimerini raporton se kjo masë pa precedent në botë, është zgjidhja e fundit e menduar në një përpjekje finale për të zvogëluar evazionin fiskal, për të cilin Greqia zë vendin e parë  në eurozonë. Ligji mund të zbatohet shumë më shpejt, ndoshta që javën e ardhshme.

Ky ligj që të lejon të mos paguash nëse shitësi apo kamarieri “harron” të japë faturë tatimore mund të ishte një zgjidhje e mirë edhe për parajsën shqiptare të evazionit fiskal.

Për më tepër, përsëri sipas këtij ligji, baret dhe restorantet duhet ta shkruajnë dhe në menutë e tyre këtë ligj të ri të konsumit.

Deri tani, çdo përpjekje për të ulur evazionin kishte dështuar. K.C.

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

<p>Nuk eshte shpikje greke madje nuk e kuptoj pse u kujtuan tani per kete se kjo eshte norme ne vendet &nbsp;e zhvilluara.</p><p>Ne shume dyqane ne perendim shkruhet: Nqs ne nuk ju pajisim me fature, mallin ju takon ta merrni falas.</p>

Submitted by Artur Duka (not verified) on

<p>Nuk e di ns eshte norme ligjore ne vendet perendimore por qe nga viti 2000 qe une udhetoj rregullisht ne SHBA, Angli dhe Kanada, gati ne te gjitha dyqanet kam pare tabelen:</p><p>Nqs nuk ju japim faturen, mallin e merrni falas!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.