Jemi racë e veçantë, - thotë Rikard Ljarja, - kur jemi të pabesë, jemi deri në fund

Postuar në 29 Tetor, 2012 07:13

Aktori i njohur Rikard Ljarja që tani është rreth të 70-ve ka dhënë një intervistë për Skënder Minxhozin në të përjavshmen JAVA ku flet për krizën e teatrit dhe të filmit shqiptar, por ndër të tjera i përgjigjet edhe pyetjes: “Në çfarë vendi jetojmë, si e sheh Ljarja, Shqipërinë në këtë 100 vjetor?”.

Thotë aktori: “Duke qenë një popullsi e vogël që është shtypur për mijëra vjet dhe nëpërkëmbur për shekuj të tërë, në shumë gjëra kemi ndërruar karakter por thelbin për famën që kemi, e kemi ruajtur diku thellë. Kur jemi të besës, jemi deri në fund – sepse na kanë besuar. Kur jemi të pabesë, jemi deri në fund – sepse na kanë pabesuar. Racë e veçantë, pa miq e futur si në një sanduiç, e shtypur, e shtrydhur, por herë pas here ajp bërthama shpërthen dhe del ai i vërteti, i pastri. Ai që nuk pranon të përdoret, ai që nuk shitet e nuk blihet, sigurisht që e ka të vështirë. Shpesh bëhet i tepërt për zagarët që e rrethojnë dhe ndoshta dhe eleminohet bëhet therror...” A.N.

Intervista e plotë mund të lexohet në kopjen print të JAVA-s

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

Shume e vertete, madje une do shtoja, qe pabesia lidhet edhe me ziline, cmiren, hipokrizine, degradimin. Shoqeria shqiptare urren artin, kulturen, dhe ka perqafuar korrupsionin, theshethemin, kultin e parase....................

SHOQERI E FELLIQUR

Submitted by Dardan (not verified) on

Kur pashe titullin e shkrimit u merzita pak se thashe me vehte, Po ky Rikardi, kurdohere me eshte dukur njeri i mrekullueshme, c'e paska kete thagme?

U befasova nga c'ka lexova, thashe me vehte: Nuk me paskan shkura kot gjithe ato vite studime mbi kombin tim aq te vogel sa nje cinxami. Shqiptare te vertete ka vetem 10 deri 15% te  popullsise qe jeton ne trojet e veta. Trojet ku jetonin shqitaret kane marre vertet goditje apokaliptike nga fqinjet.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Jetë të gjatë zoti Rikard një artist i mbrekullushëm dhe një intelektual me vlera nga të paktët që i kanë ngelur këtij vendi që të kthehemi tek rizat tona duhet intelektualët tanë të dalin në ballë të shoqërisë sonë që të zhvillohemi dhe të mundohemi të barazohemi me Europnë dhe të largohemi sa më shpejtë nga mentaliteti i lindjes

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.