Le të gëzojmë jetën sa më shumë që mundemi, sepse së shpejti Europa do të jetë vetëm një kujtim?

Postuar në 30 Tetor, 2012 02:56

"Brez i humbur"? Politikanët e kanë trajtuar këtë term me shumë kujdes, deri ditën kur kryeministri italian, Mario Monti e theu komplotin e heshtjes. "Ju jeni një brez i humbur", -  u tha Monti bashkatdhetarëve të tij në moshë të re. "E vërteta, fatkeqësisht, nuk është e bukur, por merreni këtë si mesazh shprese - në kuptimin e transformimit dhe përmirësimit të sistemit dhe që mund t’u jepet të rinjve që do të vijnë pas disa viteve".

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri britanik David Cameron mund të kishin përdorur të njëjtat fjalë, por ishte Monti që e hapi rrugën. Kjo do të thotë se së shpejti udhëheqësit do të fillojnë të flasin për "lajme të këqija-të mira" në mënyrë që të rinjtë të harrojnë jetën e lehtë që kanë gëzuar prindërit e tyre. Le t’i themi gjërat hapur: faji për krizën që ka mbërthyer Europën është i elitave aktuale, politike dhe intelektuale. E tyrja është një gjeneratë udhëheqësish të rritur në një “pallat  të kristaltë", - shkruan Jarosław Makowski filozof dhe teolog që drejton një think-tank në Varshavë.

Makowski mendon se përballë pasivitetit të elitës, vetëm të rinjtë  të kërcënuar nga pasiguria e jetës, mund të ndryshojnë trendin e rënies europiane. Dhe bën një dallim të qartë mes brezave.

Shkruan Makowski: "Europa është krijuar dhe ndërtuar nga një brez me një të kaluar tragjike, mishëruar nga vende si Aushvic. Etërit themelues të Bashkimit Europian - Konrad Adenauer, Robert Schumann ose Alcide De Gasperi - e dinin se vetëm duke punuar së bashku mund të bënin diçka të dobishme dhe të qëndrueshme. Në këtë kuptim, solidariteti europian ka qenë një bekim. Ndërsa udhëheqësit aktualë kanë jetuar në një mënyrë krejtësisht të ndryshme. Kanë pasur paqe, siguri dhe kushte jetese tejet të mira falë një shteti social të arsyeshëm. Atëherë si është e mundur që pas një suksesi spektakolar erdhi një fiasko po aq i bujshëm? Motivi është i thjeshtë: elitat e sotme mendojnë se e kanë të trashëguar BE- në nga paraardhësit e tyre, kur vetëm sa e  kanë huazuar dhe së shpejti do të duhet t’ua kalojnë atë fëmijëve të tyre. Mentaliteti i personave që tani drejtojnë Europën mund të përmblidhet në një fjali: "Le të gëzojmë jetën sa më shumë që mundemi, sepse së shpejti Europa do të jetë vetëm një kujtim."  (a.thano)

Artikulli në origjinal:
http://wyborcza.pl/magazyn/1,128599,12704515,Pokolenie_Erasm...
Në foto:
Mural në qendrën sociale Casablanca në Madrid, tetor 2012

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Vete fjalia "Le te gezojme jeten sa me shume te mundemi, sepse Europa do te jete vetem nje kujtim" duket psikologjia e politikaneve 'gay' te Brukselit qe shkaterruan Evropen me politika te degjeneruara.

"Le ta perfitojme sa te mundemi sepse kush pyet per komunitetin, per atdheun", "Le te bejme seks, te kenaqemi tani, por ku i dihet a kemi te ardhme, pra a krijojme familje",

"C'vrisni mendjen  per ideale te te medha, gezojeni jeten sepse ajo eshte e shkurter !" .  Dhe pastaj politikanet ankohen per rritjen e levizjeve radikale, nacionaliste dhe raciste neper Europe.  Por as ato nuk jane ne gjendje t'i kuptojne dhe na genjejne ne duke i etiketuar si levizje tejet antidemokratike per te ruajtur kasten e tyre.

Kurse me qendrimin ne kor per lufte kunder Iranit, do e hedhin Evropen ne kembet e Kines dhe te Indise.

Submitted by drini (not verified) on

Dje Europa kishte frike nga pakenaqesia e popullit sepse ishte e forte Rusia e ndryshme nga ajo. Dhe sot qe kjo frike nuk egziston me po u hiqen nje e nga nje te gjitha te drejtat qe kishin punetoret per te jetuar si njerez. Se sa e ndershme eshte kjo Europe duket te qendrimi qe mban ndaj zhvillimeve te ndryshme politike ne Shqiperi

Submitted by f.d. (not verified) on

Me thoshte nje shok para disa ditesh ne nje bisede per Europen, hallet dhe gezimet e saj, : " National Geografik dhe Playboy ke pare ?!...Te lejojne te shohesh, te lexosh e te masturbohesh kaq shume neper shume vende te bukura e te mahnitshme, te cilat...sa je gjalle nuk i viziton dot kurre...Kjo eshte Europa. " Dhe une kokeulur mermerisja me veten...

Submitted by RP (not verified) on

thoshte Bismark qe parashikimi me optimal ishte jo me shume se 5 vjet.Zakonisht ne qeniet njerezore jemi disfatiste nga natyra.Por meqe shume gjera teknologjia i ben te mundura cuditemi pse jetojme kaq pak,se fjala vjen plastika jeton shume me teper se ne ne termat e jetegjatesise.Zakonisht ndodh keshtu me shpjegonte nje punedhenes;brezi i pare ha dynjane dhe ben prone e pasuri,por ama nuk e gezon dot jeten.Brezi i dyte e shkon pak a shume duke ruajtur nivelin qe ka gjetur,ndersa i treti i fut nje te prishur dhe e ben rrush e kumbulla qe brezi i katert te pesoje fatin e brezit te pare.Ka edhe perjashtime,por rregulli i rrotes(apo botes portokalle)eshte zakonisht ky.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.