Skandal: Vdekja e 2 minatorëve i lë indiferentë gazetarët e shtypit

Dje, në një minierë të Krastë Martaneshit, në thellësinë 800 metra, kanë gjetur vdekjen dy minatorë, Vehbi Stafa, 58 vjeç dhe Ermal Elezi, 25 vjeç. Kanë dashur të realizojnë një shpërthim rutinë, dhe në rrethana ende të pandriçuara ka ndodhur – kështu thuhet në një nga shumë pak agjencitë e lajmeve që janë marrë me këtë ngjarje – një shpërthim tjetër i fuqishëm, që u ka marrë jetën të dyve.
Ripërsërisim: mass-media është marrë shumë pak me këtë lajm. Gazetat e sotme kanë informuar në detaje mbi konventën e LSI-së, mbi shkarkimin e pritshëm të Ina Ramës, mbi kuturisjet prej historiografi të kryeministrit tonë, mbi kontrollin e pamundur parlamentar në ministrinë e mbrojtjes, etj, dhe vetëm pak prej tyre i kanë kushtuar një vëmendje të ndrojtur ngjarjes tragjike brenda një miniere (nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë). Asnjëra prej gazetave kryesore nuk e kish lajm të parë. Mapo e kish në plan të dytë a të drejtë, dhe me këtë shënohet kulmi i vëmendjes. Panorama e njoftonte si lajm në faqe të parë në kolonën e vet në të majtë. Shqipi e kish gjithashtu në faqe të arë, por do duhej të hiqje ca për ta vënë re. Ndërsa Shqiptarja.com, Gazeta Shqiptare dhe Shekulli nuk ishin marrë fare me të.
Re.Pu.
Comments
Thone me duket qe ' hajduti

Thone me duket qe ' hajduti te kerkon o leket o jeten, ndersa koncesionaret t'i kerkojne te dyjaKeshtu qe dhe media eshte mesuar kaq shume, bile deri ne merzi, me hajdute e koncesionare saqe nuk u bene me 'lajm', se gazetaret po e heqin ne kurriz te tyre...por jo kaq dhimbshem sa t'a bertasin...E c'presim pastaj ?!..."Kujdes bythen tende !"

Shekulli nuk ka sesi te

Shekulli nuk ka sesi te merret me te se ka nje palle, i quajtur Ervin Pambuku qe merret me rrethet. Eshte krahu i zv kryeredektorit Zamir Alushi, skuthi Kocos

Ermal, po flet per ate qe

Ermal, po flet per ate qe eshte spiun i italianeve dhe qe e kane largua me shkelma nga te gjitha mediat ku ka shku? Vetem Koco e ka mbajt te paaftin. Ja standarti Kocos duke qarte

Nuk ka dyshim se qe lajmi i

Nuk ka dyshim se qe lajmi i vdekjes ne miniere, nuk perben me lajm per disa media eshte nje skandal me vete.

Po kush cuditet me ne kete vend? Dhe nese mediat do te bertisnin gjithe diten a do te ndryshonte gje?

Ne kete vend mund te ndodhin

Ne kete vend mund te ndodhin lloj-lloj gjerash dhe tashme askujt s'i ben me pershtypje. Mendoj se populli dhe shoqeria civile kane rene ne gjume te dorezuar. Fatkeqesisht kaq eshte bere sa lajmi i vdekjes se minatoreve neper miniera s'perben me lajm.

Sepse, si popull, nuk na e

Sepse, si popull, nuk na e ndjen fare! Aspak! Pune e madhe se vdiqen ca minatore. Rendesi ka qe kryetaret e partive te jen shendoshe e mire (te na rrojn sa malet se mezor i kemi), pa te tjeret le te vdesin. Po ashtu si per minatoret e vdekur nuk na e nden as per vrasjet/vjedhjet e perditshme; vdekjet e perditshme te aksidenteve me makina; skandalet dhe vjedhjet e qeverise; mungesa e dritave; etj. "Same shit, different day!"

I meritojm (ndoshta jo te gjithe prej nesh, por shumica po), qe te gjitha ato qe po na ndodhin.

ervin pambuku..., gazetaro qe
ervin pambuku..., gazetaro qe merret me rrethet nuk e ka levizur bythen fare po e ka menjen me bo sex me grun evet msusen time dhe ervini vje cdo dit te shkolla jon palla...e pysim ne pse nuk ik npun ... ste flet edhe najher thot e urrej punen time...
Add new comment