Vritet poeti që tallej me militantët islamikë

Postuar në 30 Tetor, 2012 16:14

Një komedian dhe muzikant i njohur në Somali, i cili tallej me militantët islamikë të lidhur me Al-Qaedan, është vrarë.

Warsame Shire Awale punonte për radio Kulmiye si producent i departamentit të dramës dhe komedisë. Sindikata Kombëtare e Gazetarëve Somalezë tha se Awale kishte marrë në vazhdimësi kërcënime të ndryshme.

Vrasja e tij në Mogadishu vjen pas vrasjes së një reporteri të një radioje tjetër, më herët gjatë kësaj jave.

Edhe një komedian tjetër, Abdi Jeylani Malaq Marshale, ishte vrarë në muajin gusht. Edhe ai punonte në Radio Kulmiye. Të paktën 17 reporterë janë vrarë vetëm këtë vit në Somali.

Organizata botërore “Reporterët pa Kufij” e ka quajtur vitin 2012 si vitin me më së shumti vrasje në këtë vend, duke kaluar shifrën e vitit 2009, kur u vranë 9 personalitete të mediave. Re.Pu.

 

Më shumë:

http://www.bbc.co.uk/news/world-africa-20135824

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Mysliman çfar mund të presim tjetër se mos dinë të bëjnë gjë tjetër shikoni kronikat TV në të 99% të vrasjeve janë myslimanë dhe më pëlqenë kur thonë se predikojmë paqë</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.