Ai që qëlloi Dulen me vezë është pedagog dhe punonjës administrate. Nuk jam nga barkpangopurit e fushatave - thotë

Postuar në 31 Tetor, 2012 15:10

E përditshmja MAPO ka intervistuar një nga ata që kanë qëlluar me vezë makinat e delegacionit grek që shkonte për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të ushtarëve të rënë në luftën italo-greke në territorin shqiptar. Thotë që ai ka karkuar t’i ruhet anonimati sepse punon në administratën shtetërore dhe është pedagog i jashtëm në një universitet privat. Është personi që qëlloi katër herë kundër makinës së kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, - editon MAPO. Vetë i intervistuari e prezanton veten dhe arsyet e veprimit të tij me fjalët:

“Unë jam çam nga ana e babit. Gjyshi dhe gjyshja ime (nga ana e babit) kanë lindur në Çamëri dhe kanë ardhur këtu në moshë fare të re. Gjyshi ka qenë (sepse tani nuk rron më) nga Vrohonai, fshat shumë afër Igumenicës, ndërsa gjyshja nga një fshat me emrin Nista, po afër Igumenicës. Nëse grekët duan që të qajnë ushtarët e tyre në Shqipëri, atëherë edhe ne duam që të shkojmë dhe të qajmë gjyshërit tanë në Çamëri. Boll më, me një shtet që i plotëson çdo tekë grekut. Duam reciprocitet. .. Unë personalisht kam dy punë, dhe të ardhurat e mia janë mjaft të mira. Si mendon ti, që një njeri si unë mund të “përdoret” ashtu siç thotë Dulja. Zoti Dule kujton se janë të gjithë si ata bark pa ngopurit, që përdor ai nëpër fushata..” A.N.

Comments

Submitted by adriatik (not verified) on

I nderuar profesor cam.

Pyet te vjetrit e familjes se pse u versulen camet kunder fqinjeve greke me bajoneta sa u duken gjermanet. Pyet pak kush ishte Mazar dino.Mjaft me historine vetem nga prizmi shqiptar. Te gjithe thone qe shqiptaret vetem jane persekutuar. Kaq te urte dhe te bute sa te gjithe i rane ne qafe.

Historia gjithmone ka dy medalje. Masakrat greke u paraprine nga veprimet e juaja.

Submitted by Lira (not verified) on

@ adriatik

Edhe sikur ato qe thoni ju te ishin te verteta, kjo nuk justifikon masakrat qe greket kane bere kunder cameve dhe, mbi te gjitha, nuk u heq te drejten cameve per te kerkuar te drejtat e tyre.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.