Ka mesazhe të kriptuara në protokollin e sotëm të znj.Klinton? (dhe një seri telefonatash të çuditshme nga Kuvendi)

Postuar në 31 Tetor, 2012 17:46

Në axhendën e sekretares amerikane e Shtetit, Hillari Klinton nuk është parashikuar konferencë shtypi me kryeministrin e Shqipërisë gjatë vizitës së sotme, ndryshe  nga ç’ndodhi përshembull në Kosovë. Në deklaratën paraprake të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, thuhet se Klinton do t'i japë mesazhet e veta politike për Tiranën vetëm me fjalimin e parashikuar të mbahet sot në Parlamentin e Shqipërisë.

Mungesa e një konference për shtyp me Berishën është një gjest i ndryshëm nga protokolli normal dhe (nëse është e besueshme axhenda e botuar sonte në faqet online të disa mediave të Tiranës), nuk është i vetmi gjest i tillë. Sekretarja Klinton takimin me liderin e opozitës, Rama, e ka veçmas, ndryshe nga tryezat e përbashkëta partiake gjatë vizitës në vende të tjera të rajonit.

Por një situatë që me siguri do prodhojë polemika pas largimit të znj.Klinton ka ndodhur me ftesat për në Parlament për të ndjekur fjalimin e sekretares amerikane të shtetit. Disa ftesa janë shpërndarë nga Ambasada Amerikane dhe ato përfshijnë persona të sulmuar rëndë nga kryetar Berisha. Janë ftuar Bamir Topi, Kreshnik Spahiu, kryeprokurorja në shkarkim e sipër, Ina Rama (është kthyer urgjent me kërkesë të diplomatëve amerikanë nga një konferencë ndërkombëtare në Azinë e Largët, për të marrë pjesë në seancën e Kuvendit - thotë Baze), koloneli në lirim, Myslym Pashaj. (ambasadori Amerikan në Tiranë Arvizu, përshembull, ka preferuar që llozhën e tij në Parlament ta ndajë sot me ftesë të posaçme me Avokatin e Popullit, Totozani).

Mesazhi jo fort i kriptuar i këtyre ftesave dhe efekti që ato do kenë në publik është kuptuar ndoshta pasditen e djeshme nga segmenti Qeveri-Kuvend, sepse shumë zyrtarëve dhe politikanëve u kanë ardhur nga numra telefonikë të Kuvendit seri telefonatash për të vërtetuar kush kishte marrë paraprakisht ftesa të tilla. Dhjetëra të tjerë janë ftuar paralelisht me nxitim në orët e mbrëmjes së djeshme nga Kuvendi. Përpjekja, më sa duket synon që të amortizojë efektin e prezencës së “armiqve”. Fundja, kush do ta marrë vesh cilët ka ftuar ambasada e cilët... kuvendi i znj.Topalli. (a.thano)

 

Foto LSA: Punonjës të Bashkisë së Tiranes, duke pastruar para godinës së kryeministrisë, dje, një ditë para vizitës së Clinton, në Tiranë.

Comments

Submitted by tekniku (not verified) on

<p>Te shohim c&#39;fare mesazhe do ti jape Klintoni sharlatanit Berisha,por nje gje eshte e sigurt qe nuk do te jene aq te embla per te dhe klanin e tij politik.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.