Portret: Jim Messina, njeriu më i pushtetshëm në Washington

Njeriu më i pushtetshëm në Washington? Disa do nguteshin të thonin H. Clinton, mbase edhe nga emocioni i freskët që na dhuroi. Në fakt, jo. Ai quhet Jim Messina, arkitekti i fushatës së Obamës. Thuhet që në 2010, Obama i tha ndërsa ishin në Hawai, “Dua të të kërkoj një favor. Të drejtosh rizgjedhjen time!”, - sipas Bloomberg BusinessWeek.
Ai është njeriu më i fuqishëm në Shtëpinë e Bardhë. Do një vend pune në Shtëpinë e Bardhë të Barack Obamës? Bëj sikur je nga Montana, vendlindja e Messina-s. Këtë këshillë jep senatori Dorgan Byron, që ka punuar me të. Messina, 39 vjeç, është me origjinë nga Denver dhe është princi i personelit në “mbretërinë” e Obamës, shkruan Andie Coller tek Politico.org
"Unë besoj se politika është realisht një botë bazuar mbi meritat," - i ka thënë vetë Messina revistës High Country News në gushtin e këtij viti. "Nëse punoni shumë jeni të pastër - dhe ju jeni tip ngadhënjyesi - ju do të ecni përpara. Në fillimimet e mia politike unë kam qenë ai djali i cili vinte i pari në zyrë dhe dilte i fundit që andej. Unë kam qenë shef i shtabit të tre anëtarëve të famshëm të Kongresit dhe kam punuar për një të katërt, dhe kur ata më merrnin në punë, nuk më pyetën ku e kam bërë shkollën, por çfarë kam arritur, dhe unë vdes për këtë gjë".
Barrett Kaiser, një koleg i vjetër dhe mik i tij shprehet për Messinën: “Ai është një djalë i shkëlqyer që vjen vërdallë me një xhep plot thika për armiqtë e tij dhe përqafime prej arushi për miqtë e tij."
Messina ka qenë shefi i fushatës së Obamës që më 2008, por atëherë ishte më e thjeshtë. Që në fillim, Messina e kuptoi se 2012-a do të jetë shumë më e vështirë se 2008-a: nuk do ishte më një lëvizje idealiste kombëtare, por një luftë shtet-më-shtet, në një Amerikë lodhur dhe të zhgënjyer, jo më pak me Obamën vetë. "Ju duhet të kuptoni, s’do të jetë asgjë si fushatën e fundit," i tha ai Obamës atë ditë në Hawaii. "Gjithçka është ndryshe tani."
Në fushatën e 2012 ai ka një mentor, Eric Schmidt, shefin ekzekutiv të Google, që e pati takuar që më 2008. Ai e bazoi fushatën e re mbi filozofinë e teknologjisësi në Silicon Valley: bazuar në besimin se politika nuk është vetëm instinkt dhe ndjeshmëri në disponimin e momentit, por një çështje analize dhe matjesh shkencore.
Nëse fushata e 2012 kishte frymë negative (sulm për të nxjerrë anët e këqia të kundërshtarit), përgjegjësia është e tij. Si kurrë më parë, fushata mbështetet në të dhënat e sondazheve, duke bërë të mundur që të llogaritet deri në nivel votuesish individualë, duke i arrirë ata me çdo mjet elektronik, dhe kështu duke udhëhequr një operacion të përhimtë në terren. Por edhe emaili, kaq i rëndësishëm katër vjet më parë, është vjetëruar tashmë. Në vitin 2008, Obama kishte 116.000 pasues në Twitter. Tani ai ka 16 milionë.
Për mirë apo për keq, strategët kryesorë të fushatës janë bërë pjesë e domosdoshmërisë së zgjedhjeve në Amerikë. Ata kanë çuditërisht një ngjashmëri me njëri-tjetin, të paktën në imazhin popullor. Ata duhet të jenë ngulmues dhe të pamëshirshëm, të zotë e të zgjuar, dhe një aftësi ‘magjike’ për të kuptuar sesi duhet arritur fitorja.
Bushi plak kishte Lee Atwater, Bill Clintoni kishte James Carville-in, dhe George W. Kishte Karl Rove-in. Tani Jim Messina ka një shans për t'u bashkuar me klubin e tyre, - shkruan Independent.
SKEDA:
Emri: Jim Messina
Lindur: Denver, Colorado, 1969.
Familja: Babai i tij u largua nga familja kur Messina ishte një fëmijë të vogël.
Arsimi: Boise High School, Idaho / Shkenca Politike në Universitetin e Montanas.
Karriera: Menaxhoi fushatën e tij të parë në vitin 1993 për një kryetar bashkie në Montana. Shpërthimi i madh erdhi në 1995, kur Messina nisi të punojë për Max Baucus, senator amerikan. Mori të tjerë poste si shef stafi përpara se të bashkohej më 2008 me fushatën e Obamës. Pas zgjedhjeve, Messina u bë zëvendës shefi i Shtëpisë së Bardhë për stafin. Tashmë është menaxheri i fushatës së Obamës për rizgjedhje. Ai thotë: "Ne kemi matematikën, ata kanë mitin (alegori për Mit Romnin)". Për të, thonë: "Jim e kuptoi se kjo fushatë është një sfidë ndryshe. Ai e di se nuk mund të kërcesh mbi kalë e të bësh të njëjtën rrugë.” - Ne.Su.
Comments
Jane marxiste-socialiste ktu
<p>Jane marxiste-socialiste ktu tek Respublica, tu fillu me Mustafa Nanon. Mbeshtesin Obamen me u duk sikur jena vertete te majte. (DELETED) si djali (DELETED) Rama qe kerkon te fuse taksen progresiste.</p><p>Politikat e majta jane vetevrasje. Kto i bejne per hir te votes.</p>
Po po e vertete! Gati e
<p>Po po e vertete!</p><p>Gati e besova!</p>
Add new comment