Nëse PS dhe koalicioni marrin 68 mandate, PD dhe koalicioni 68, dhe pjesën tjetër e ka LSI, me kë do të bëhet Ilir Meta?

Postuar në 04 Nëntor, 2012 03:00

Çështja e koalicioneve, edhe pse zgjedhjet duan ca që të vijnë, është tepër e rëndësishme. Në varësi të qenies ose jo në një koalicion, një parti mund të marrë 2 ose 8 deputetë me të njëjtin numër votash. Dhe në këtë temë pyetja se me kë do hyjë në koalicion LSI është kryesorja.

Gazetari i njohur Sokol Balla ka bërë një analizë në numrin e fundit të revistës Java.  I pyetur se me kë do të futet Ilir Meta në koalicion në zgjedhjet e ardhëshme, Balla përgjigjet: “Unë kam një pyetje tjetër për Ilir Metën: nëse në qershor 2013, PS dhe koalicioni i saj marrin 68 mandate dhe PD dhe koalicioni i saj marrin 68 mandate dhe pjesën tjetër e ka LSI me koalicionin e saj, me kë do të bëhet Ilir Meta?” Balla e quan këtë një pyetje retorike, sepse përgjigja ëshët e qartë. “Meta në këtë rast dysheme do të bëhej me Berishën. Vetëm një rezultat spektakolar i opozitës me 71 mandate, do ta afronte Metën me të majtën. Çdo rezultat tjetër e rradhit me PD”

Balla jep dhe arsyet për këtë:

1. Meta mendon se e bën mirë punën e Kryeministrit, ai është i prirur për të qenë numri 1. Dhe këtë mund t’ia japë vetëm Berisha që nëse fiton mandatin e 3-të, mund të mos joshet nga posti i kryeministrit pasi ai do dojë ta mbyllë karrierën në Presidencë.
2. Rama është në garë për kryeministër, dhe këtë s’mund t’ia japë Ilir Metës.
3. Meta e sheh Ramën si një vartës të dikurshëm, e ka psikologjikisht të pamundur të bëhet nesër vartësi i tij.

Këto japin sinjalin e qartë, thotë Balla “drejt martesës me PD”.

Ne.Su.

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

PD nuk fiton 68 madate pasi ne loje eshte edhe FRD e Topit plus Ak qe do ti hane vota te djathtes dhe qe LSI me vete si force ne zgjedhje nuk arrin te marre as edhe 1 deputet......LSI praktikisht eshte jashte loje dhe Sala ne opozite dhe PS me nje ngushtice votash ne Pushtet por mbase me votat e FRD........

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Lidhur me po kete interviste ne numrin e fundit te revistes Java (pyetjet per tre opinioniste), dje ResPublica botoi pergjigjen e Alfred Pezes per LSI. Menjehere pas komentit tim shkrimi u zhduk. Kaq te forte e keni solidaritetin ndermjet kolegeve ? Per kujtese, Alfred Peza u qante hallin 36 mije anetareve te LSI dhe mijra te tjereve qe mund te aspirojne per te hyre ne LSI duke qene se  qendrimi per nje kohe te gjate i Metes ne postin e kryetarit demotivon aspirantet eventuale per kete post. Peza nuk ka perse te shikoje qimen ne syrin e tjetrit kur ka alamet trau  ne syrin e tij (bashkeshortja e Pezes eshte katapultuar drejtoreshe ne Ministrine e Jashtme duke demotivuar te gjithe diplomatet e karrieres). Ne fund te fundit, Meta e krijoi LSI-ne ndersa bashkeshortja e Alfred Pezes nuk ka asnje lidhje me diplomacine.

Submitted by Leonardo (not verified) on

E ku kemi aritur të ngelemi në dorën e një delenxhiu do ishte mirë që kësajë radhe populli ta çojë në shtëpi këtë gropim që menaxhon vetëm poste dhe maskarallëk

Submitted by Rigor Mortis (not verified) on

Shoh, me dëshpërim (personal natyrisht), se ka persona që ngërdheshen duke menduar se FRD-ja do t'i prish punë PD-së. Kështu PS-ja mund të vijë në pushtet. Këta persona as që e mendojnë se FRD-ja mund edhe të tërheq votat që zakonisht kanë "përcaktuar" zgjedhjet, votat e të pavendosurve. Ata që nuk kanë për të votuar për bandën në pushtet (ma lejoni termin përgjithësues) dhe kurrsesi jo për bandën tjetër që do të vijë në pushtet. Ma ha mendja se persona të tillë kanë diçka të sëmurë brenda vetes. Si të thuash, janë modeluar për të menduar në njëfarë mënyre, me një thelb, me një qëllim, me një arsye, sikur të ishin vetëm makina, të pandryshueshme.

Submitted by Turi (not verified) on

E thjeshte fare .Meta  ne krye te LeShelI do ti bashkohet asaj force politike qe do ti krijoje me shume mundesi per te vjedhur....

Submitted by katarakti (not verified) on

LSI-ja mund te shkoje me ke te doje dhe ku te doje. Dhe neqoftese PS-ja merr po aq vota sa PD-ja, ajo duhet te mbese vullnetarisht ne opozite te perjetshme. Ne rast se Berisha me gjithe zullumet qe ka bere merr po aq vota sa PS-ja, pa vjedhje kuptohet, atehere peshku eshte qelbur nga koka.  Shqiptaret le ta gezojne Berishen edhe per 100 vjet. Historia perfundon me kaq.

Submitted by Bardhyl Ermini (not verified) on

Nga Bardhyli

Pyetja eshte shume interesante. Natyrisht jo e re. LSI ose me mire Ilir Meta ka ndryshuar disa here taktike. Sepse nga pikpamja strategjike ai do vetem pushtet e vetem pushtet. Atij i ka mbetur ne dore LSI-ja, ky konglomerat i temerrshem servilizmi e primitivizmi. Pyetja, sipas mendimit tim, ka vetem nje pergjigje : Ne cfardo rast, sido qe te jene numrat, Ilir Meta do te jete me PD-ne. Ai tashme e ka shitur vehten, aksionet e tij jashte kesaj lidhje jane zero. Ashtu sic jane vlerat e veta intelektuale, zero. Ai mendon se eshte nje lojtar kalibri, nuk do te kuptoj se lojes te tij i ka dale boja e ai vazhdon ne kategorine zero. Do te vazhdoje te mbaj numurin zero deri ne perendimin e tij dhe te kesaj kufome, qe e quan parti te majte e qe ne fakt eshte pak me e bukur se i zoti, zero me xhufke. Kartrat e tij dhe te Sali Berishes ju a ka djegur ne dore... ai, ai qe pothuaj se po harrohet, Dritan Prifti. Ne mugese te denoncimit te tij, tani me siguri do te ishim apo do te kishim bere zgjedhje te parakoheshme. Sepse Ilir Meta per tu futur ne zgjedhje te reja do te duhej te dilte si parti e majte, me bekim nga kryemjeshtri i intrigave Sali ustai. Te merrte e te rrembente sa me teper qe te ishte e mundur nga elektorati i majte, duke “share e mallkuar” deri ne 7 breza S.Berishen. Ky i fundit e di mire tani, se 15-20 % e elektoratit mund te futet pa frike ne kutite e votimit vetem ne se ky embleme e te keqes shahet e pergojohet mbare e prape. Ja vlejne dy muaj te shara per te shpetuar miljonat, te ardhmen e familjes e qetesine e vet. Pas rrembimit te 4 apo 5 vendeve, “koalicioni” ishte i sigurte, pas sulmit qe mund ti behej Rames per “manipulim” te se majtes me program te “djathte”, apo per “mungese perspektive”. Ai nuk duroi e nuk punoi dot me ate qe  luante gjithe diten bixhoz e jo me me Ramen kryeminister, qe te pakeson  buken e te shton punen. Por... ja qe kaseta e Dritanit dogji gjithecka, kohen, prestigjin, autoritetin e gjithecka qe kishte lidhje me koken e tij te madhe. Tani cdo gje ka dale ne drite te diellit. Ai do te dale ne zgjedhje si i “parti e majte dhe e pa mvarur”, do te ndaj ferrave me “ustain” e PD-se zonat e tij, do te shqyej  cdo komisioner e kuti votimi qe do ti dale para, do te “derdhe” lum te gjithe kapitalin e vet e qe e ka fituar me “djersen e ballit”, Pas numurimit “demokratik” qe do te bej shtabi i KQZ-se, do ti kerkoj “Kapedanit” nene e babe. Natyrisht do ti kerkoje me tej “popullit” kryesimin e te majtes. Zotit Balla qe i shkon mendja per 71 mandate opozites, ka “dale” nga mendja. Ne krye te vendit te shqiponjave vigjelojne ujqerit, pushteti i te cilleve ka dale nga pushka.

Submitted by Anonim (not verified) on

te gjithe bejne sikur nuk kuptojne dhe llogarin faktorin kryesor ne zgjedhjet e -13-s.  AKZ-ne

une mendoj se nomenklatura pd-ps-lsi-frd do katandiset si ne greqi .

opzita e ardhme do te jete akz-ja.  te tjeret do bashkpunojne ne emer te ''integrimit''.  berisha nuk do ta kryesoje kete qeveri.

kjo aleance ujqerish nuk veje me shume se nje vit dhe do kemi te reja te parakohshme.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.