Arvizu ka rezerva për mbulimin nga shtypi i Tiranës të vizitës së Klinton?

Në një intervistë me gazetaren Rudina Xhunga dhënë sot, ambasadori amerikan në Tiranë pyetet edhe për vizitën e Klintonit në Tiranë dhe jep një përgjigje që sipas përkthimit shqip që redaksia e Xhungës ka dërguar në media, duket disi e paqartë (origjinali anglisht ndoshta duhet konsultuar). Pyetje-përgjigja është kjo:
Zoti Ambasador a shikoni reflektim për mesazhet e zonjës Clinton në Tiranë pak ditë pas vizitës?
Sigurisht për dy ditët e para ka patur një mbulim shumë të madh nga ana e shtypit dhe nuk ka dalë shumë qartë që disa prej modeleve që ne jemi mësuar të shohim, modele politike që të riktheheshin. Megjithatë mendoj që çelësi i asaj vizite ishte mesazhi që ajo la, që ajo përcolli, që do të jehojnë jo vetëm thjesht për 2-3 cikle shtypi, por besoj për dy ose tre muajt në vazhdim.
Arvizu pyetet edhe për politikat amerikane në Shqipëri e Ballkan varësisht rezultatit zgjedhor të nesërm në SHBA dhe thotë:
Sa i përket Shqipërisë dhe Ballkanin pres të ketë vazhdueshmëri pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve edhe nëse presidenti rizgjidhet, ka gjasa që të ketë një ndryshim përsa i përket njerëzve që punojnë në administratë. Sa i përket diplomacisë në rajon dhe sa i përket Shqipërisë pres që do të ketë një argument shumë të fortë për vijueshmëri se sa për ndryshime. A.N.
Comments
Nuk eshte fjala per
<p>Nuk eshte fjala per pasqyrimin e vizites se Znj. Clinton ne shtyp por per reflektimin e politikaneve shqiptare ndaj mesazheve te kesaj vizite. </p>
Ambasadori eshte vellai jone.
<p>Ambasadori eshte vellai jone. I mean it</p>
Add new comment