Titujt e gazetave të botës pas fitores së Obama-s

Postuar në 07 Nëntor, 2012 05:37

Pasi u mor vesh rezultati i zgjedhjeve në SHBA, e përditshmja New York Times kish dalë më titullin “Obama’s Night” (Nata fatlume e Obamas). Në Washington Post ish zgjedhur titulli “A second Term” (Një mandat i dytë). Në CNN: Victory for Obama (Fiton Obama). Në Fox News: Four More Years (Edhe katër vjet të tjera për Obama-n). Në the Guardian ish titulli “Barack Obama: The best is yet to come”, që me një frazë të huazuar nga rilindja jonë kombëtare, saktësisht Naim Frashëri, do të bënte (Barack Obama: Ditët e mira paskëtaj vinë). Corriere della Sera: Ancora Obama (Sërish Obama). Gazeta Spanjolle kish zgjedhur për titull gjetjen e gazetës londineze the Guardian, dmth frazën e Obama-s pas fitores, por në gjuhën e vet: lo mejor está por venir” (Ditët e mira paskëtaj vinë). E përditshmja franceze Le Monde kish zgjedhur paradoksalisht një titull në gjuhën angleze “Obama: Four More Years” (Edhe katër vjet të tjera për Obama-n). Huffingtonpost.com, për të nënvizuar me sa duket rolin e votuesve hispanikë në fitoren e Obama-s, kish dalë me titullin “iViva Obama” (Një urra për Obama-n). Etj, etj.Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Njerezit e bardhe, te punesuar voton Mitt Romney-n. Meksikanet, zezaket, homoseksualet, nenat beqare, imigrantet, njerezit e varur nga welfare e food stamps votoan Barakun.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Shume tituj origjinal.Do te jene menduar shume per ti gjetur...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.