Spartak Ngjela: Kadare është disident; në burg atë nuk e donin veç sovjetikët e orientalët

Postuar në 08 Nëntor, 2012 05:54

Ismail Kadare nuk e ka pretendimin se ka qenë një disident. Ai e ka thënë më shumë se njëherë gjatë viteve të fundit, se nuk i takon kjo medalje. Por ka shqiptarë që e shohin atë si një disident. Njëri prej tyre është Spartak Ngjela, i cili e mbron këtë ide në një intervistë me Fred Pezën, në Vizion Plus. Pasi e përjashton veten nga kategoria e disidentëve (“disidenti mbahet për vepra, jo për biseda”, bën ai përkufizimin në mënyrën e vet të disidentit), shton: “Ismail Kadare ka bërë 2-3 vepra, të cilat dihet se kanë qenë kundër regjimit komunist”. Dhe me këtë lë të kuptohet disidencën e shkrimtarit në fjalë.

Ngjela nuk ndalet këtu, teksa është duke folur për Kadarenë. “Ai është i vetmi njeri që krijoi fluksin perëndimor në Shqipëri, …. që e pa Shqipërinë si një rilindas, duke vazhduar një frymë të Rilindjes Kombëtare në një formë moderne, …. gjithë intelektualizimi e intelektulaët e vitit ‘991 kanë dalë nga furra e Ismailit, …. Kadarenë në burg e godisnin shumë sovjetikët dhe orientalët, … priftërinjtë katolikë e përkrahnin, pasi e shikonin si përfaqësues të frymës perëndimore”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by f d (not verified) on

Thone, dhe mbase Ngjela e di me mire ( edhe pse dhe une kam veshur kauboj, kam mbajtur floke e favorite te gjata ), se nuk ka asnjehere kohe te besh dicka sakte, ndersa gjithashtu ka shume kohe per ta ribere...Riberje nuk na duhen besoj, pasi me duken si monedhat fallco...

Submitted by Anonim (not verified) on

Kadare, krenaria e Shqiperise, qe i ben islamiket te pelcasin!

Submitted by kola (not verified) on

Ashtu e? po lirak Bejko si quhet. Disident apo Jo? Ku ndryshon nga Kadare? Mund te na e shpjegoje Spartaku. A mund te shpjegoje se kush e futi ne burg Abdyl Kellezin? Si dhe kue  takonte babain e tij kur bebnin burg?

Submitted by Nostalgjia (not verified) on

Eh,

Blloku do te mbetet pergjithnje nostalgjia e tyre!

Kadare, bashke vizitoret e Viles se Pashkove, ata e ndryshuan Shqiperine!

Ata e sollen kete qe kemi sot!

S'ka se si ta mohojme kete arritje...

Submitted by Neritan (not verified) on

Në republiken demokratike termi disident e humb kuptimin e tij duke u zvëndësuar me emrat oponent, opozitar, kundërshtar. Spartak Ngjela bën një analizë të shkëlqyer në librat e tij. Edhe unë jam i mendimit se Kadare shfaqet si disident në dy ose tri prej romaneve të tij."Nëpunësi i pallatit të ëndrrave" e afirmon si të tillë.Lirak Bejko ishte një njeri i vuajtur, i mirë, e i ndershëm që nuk gjeti paqe në të gjallë por asesi nuk mund ta quajmë disident.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.