1 milion Euro për festën... që askush nuk e di se ç’do jetë e as ku do shkojnë ato!

Festimet po afrojnë dhe 1 milionë eurot e dhëna për pregatitjen nuk dihet ku do shkojnë e as kush do “i gëzojë”. Shqetësimi ngrihet nga gazeta “Shqip” që sot i kushton një faqe të tërë me titullin: “Fshihen fituesit e tenderëve, bashkia: Surprizë!”
Ka qenë këshilli bashkiak (opozita) sipas Shqip që ka ngritur shqetësimin se paratë e alokuara për Pavarësinë nuk dihet se ku po shkojnë. Në faqen e Bashkisë dhe atë të Autoritetit tëProkurimit Publik nuk është publikuar as njoftimi për shpalljen e tenderit e as emrat e fituesve për të gjitha pregatitjet e 100 vjetorit. “Programi është anonim”, deklaron Gent Gazheli, këshilltar bashkiak. “Nuk dimë asnjë detaj për axhendën, cilat do të jenë zhvillimet, çfarë do të ndjekin qytetarët, si do zhvillohet festa...” Edhe zbukurimet janë ato të vjetrat, të vitit të kaluar.
Nga programi dihet deri tani se do ketë një koncert në Pallatin e Kongreseve. “Janë 1 milionë Euro të alokuara dhe nuk besoj se do shkojnë për 1 koncert në P. Kongreseve e në dy të tjerë që do të mbahen enkas për festën”, thotë Gazheli.
Shenjat janë që për 100 vjetorin e Pavarësisë do të gëzojnë më shumë hajdutët. K.C.
Add new comment