Ndryshon shpërndarja e mandateve kuvendore sipas qarqeve

Postuar në 12 Nëntor, 2012 12:54

Nga të dhënat më të fundit të zyrave të gjendjes civile të dorzuara në KQZ, rezulton se numri i mandateve të qarqeve do të ndryshojë në krahasim me vitin 2009, raporton Vizion Plus-i. Kështu, qarqeve Tiranë e Durrës do t’u shtohen nga një mandat, dhe qarqeve Korçë e Berat do t’u pakësohen nga një mandat. Numri i mandateve të një qarku përcaktohet në përpjestim me popullsinë e regjistruar në zyrat e gjendjes civile së qarkut, pavarësisht nga mosha apo statusi i emigrimit të qytetarëve.

Sesi do të ndikojë ky ndryshim në rezultatin e 2013-ës do të varet prej konfigurimit të koalicioneve dhe votave që do të marrin ato. Ndërkohë, në qoftë se kjo shpërndarje e mandateve sipas qarqeve do të ishte në fuqi në vitin 2009, rezultati do të kishte qenë 68-68-4, përkatësisht për koalicionet e udhëhequr nga Rama, Berisha e Meta.
E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.