Ç'hesape po bën LSI dhe të tjerët? - pyet Mustafa Nano që beson se Meta-Idrizi do krijojnë një pol

Postuar në 13 Nëntor, 2012 09:50

Në konventën e LSI-së, Ilir Meta foli për një bashkëpunim me partinë e çamëve. Ishte fjala për një bashkëpunim ad hoc, d.m.th. për çështjen çame, por “ledhatimi” i PDIU-së në konventën e LSI-së u interpretua si një përpjekje për të krijuar një pol të tretë në politikën shqiptare disa muaj para zgjedhjeve. Mustafa Nano në SHQIP-in e sotëm është marrë me mundësitë si do paraqiten LSI, PDIU, FRD dhe AK në zgjedhjet e ardhshme. A do ketë LSI një koalicion paraelektoral me PD-në, apo PS-në?

Shkruan Nano: Berisha e Rama janë në hall, e mund t’i ofronin Metës aq sa ky do të donte, fjala vjen 5-6 deputetë të sigurt, por këta deputetë të marrë me ndihmën e partive të mëdha nuk do t’i jepnin kësaj partie asnjë peshë politike më tepër... Aleanca me çamët, apo edhe me ndonjë parti tjetër të vogël, d.m.th. krijimi i një poli të tretë, ndonëse nuk ka për të bërë çudira, do të bëjë optimalizimin elektoral e politik të LSI-së e të PDIU-së. Në terma konkretë, i jep këtij grupi më shumë deputetë (ky pol mund të marrë deri në nëntë vende në Parlament), dhe krijon kushtet për një negocim “nga pozita më sovrane” të aleancës qeverisëse, ku ky pol do të ketë një zë më domethënës në vendimmarrje (kuptohet, përveç ‘patentës’ për të bërë plaçkë e për të pasur në dorë politika rekrutimi në administratë). Shkurt, në këtë mënyrë rriten elektoralisht e marrin peshë më të madhe politikisht...

Po FRD-ja e AK-ja ç’do të bëjnë në këto rrethana? Analizon Nano: “FRD-ja duket më në hall në këtë histori. Ajo ka vetëm një plan ‘A’, sipas të cilit do të hyjë e vetme në zgjedhje kundër të gjithëve, dhe në rrethanat kur AK-ja do të luajë edhe me planin ‘B’, d.m.th. kur do t’i japë dum punës duke u bërë tok me PS-në (në qoftë se!), FRD-së do t’i bëhen gjërat tmerrësisht të vështira. Garimi “më vete e për vete” edhe mund të bëjë që FRD-ja të shihet si një alternativë serioze kundër “të vjetrës” e kundër “sistemit”, e për këtë arsye mund të mbështetet nga zgjedhësit më shumë se sa pritet, por ajo ka një disavantazh të madh. Kur flitet për kontrollin e monitorimin e procesit zgjedhor, ajo s’ka “voce in capitolo”. Është një proces që e kontrollojnë të tjerët, ashtu siç kontrollojnë edhe resurset financiare e mediatike. Çfarë llogarish kanë bërë, atëherë?”

Nano e mbyll analizën duke e lënë temën të hapur. “Ka që mendojnë se ka ende kohë, në harkun e së cilës gjithçka mund të ndodhë. Të presim e të shohim...” – shkruan ai. (a.th.)

Nano i plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/11/13/chesape-praktike-el...

Comments

Submitted by mergim tari (not verified) on

Kete e zgjidh "FIKS FARE".

Me tere ato vjedhje dhe abuzime qe ka bere Ilir Meta dhe particka e tij, nuk ka mundesi qe mos te kete video te tjera (qofte edhe nga Prifti) ku flitet per perpislleqe edhe me te ndyra se ajo qe u quajt video Meta-Prifti....

Uroj qe te dalin ne prag te zgjedhjeve, jo qe njerezit te nderrojne mendje, por te kujtohen se cfare ndyresire ka ne krye te LSI-se.... Thone qe shqiptaret harrojne shpejt, keshtu qe duhet te kujtohen. Edhe nese prifit etj... nuk do te sjellin videot e tjera, TOP CHANNEL duhet ti kujtoje shqiptaret qe dikur ka patur nje video 700.000 euroshe te Metes.

Kryesore eshte qe PS nuk duhet ta coje as ne mendje te beje koalicion me LSI-ne. Do te jete nje vetevrasje politike qe do te kushtoje shume.

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Hesape ne te mire te Shqiperise dhe Shqiptareve po bejne si LSI-ja ashtu edhe PDIU-ja.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Analiza qe ben zoti Nano deri ne keto momente te politikes shqiptare eshte shume e logjikshme. Ceshtja me me interes dhe dilema me e madhe deri tani eshte se cfare do te beje FRD-ja ne keto kushte shume te veshtira parazgjedhore per te , edhe pse zyrtaret e larte te saj jane shprehur se i kane bere te gjitha llogarite me kete sistem elektoral. Kjo parti mund te fitoje shume vota nga elektorati i zhgenjyer i djathte (i shumte ne numer), por ceshtja qendron se si do i ktheje ne mandate dhe a do t'ia lejoje kete gje Berisha me Lleshin e tij ne krye te KQZ?

Submitted by Anonim (not verified) on

Sa here flitet per maskarenjte e tipit Meta, shumica e shqiptareve reagon ose me indinjate te thelle, ose me "admirim" (per dobicllekun e ketij firauni), ose si ne kete rast nga Nano, Zaloshnja etc ne nje perpjekje per nje analize thuaj racionale per fenomenin tashme te peshtire te transformimit te vullnetit/votes se shqiptareve per interesa te felliqura korruptive.

Se pari ketu nuk thuhet ndonje gje te re - Meta ishte dhe eshte ai qe ka mbajtur gjalle Berishen dhe me pas keta dy qafire si dy parazite simbiotik kane ushqyer njeri tjetrin ne kurriz te gjithe shqiptareve. Meta dhe bashibozuket e tij kane te drejten e tyre te bejne kalkulimet e tyre te tipit te bastaxhinvej – por keto kalkulime nuk duhet tu interesojne fort publikut edhe pse behen ne kurriz te shqiptareve. Cfare u duhet shumices se shqiptareve eshte menyra sesi ti heqin qafe sa me pare dhe njehere e pergjithmone te tille ndyresira.

Ne kete aspekt duhet thene se politika nuk eshte dhe nuk duhet paraqitur si nje loje cinike numrash dhe pozicionimesh gjoja “pragmatiste”, dhe se nuk ka asgje pragmatiste ne ate qe Meta apo Xhuveli e nano kane bere gjithe keto vite – keto levizje te turpshme amorale duhet tu vihet emri ashtu sic jane .... kurveri e kurvareri e felliqur e "kriminale" qe duhet ndeshkuar se pari me vote dhe me pas edhe ligjerisht.

Gabimi i madh sipas meje i shumices se shtypit/analisteve shqiptare qendron ne ate qe shpesh i paraqesin thejsht si "loje politike" maskarralleqet dhe krimet qe keta individe kane kryer (Berisha dhe Meta se pari). Madje shpesh me nje cinizem te admirueshem jepen edhe leksione sesi politika nuk mund te behet per principe dhe etike e moral qytetar. Pakkush nga analistet e permend sot skandalin e vjedhjes ashiqare te milionave te parave te shqiptareve nga ky kriminel ordiner (kokemadh a barkëerr)- dhe pothuaj asksuh nuk mban nje qendrim te forte e konskuent kritik apo diskretitues ndaj ketyre ndyresie. E kam fjalen p.sh - ti marresh interviste ketij gjytyrymi pa vendosur se pari nje linje te qarte morale distancuese do te thote thjesht ti besh publicitet Metes dhe aspiratave qe ky qelbesire ka qe te riciklohet perseri e perseri ne politikën shqiptare.

Me fjale te tjera - eshte e rendesishme deri diku te merresh me ate qe do te beje Meta para apo pas zgjedhjeve duke pasur si baze ate qe ky maskara ka bere deri me sot, por qellimi kryesor e edukativ i publikut do te ishte per te theksuar se sa me pare te largohemi e te mos votojme per krijesa te tilla aq me afer do te jemi ne eleminimin e ketij fenomeni te turpshem e kriminal te trafikimit te votes.

Pra njerezve duhet tu behet e qarte dhe jepet shprese se edhe sikur Meta te fitoje 1,2 apo 4 deputete ne zgjedhjet e ardhshme fale maskaradave dhe piruetave te tij te ndyra kjo nuk duhet te na deshperoje fort. Kryesorja eshte sesi ne si publik e votues jemi ne gjendje qe ne momentet kritike te atdheut te mos bejme te njejtin gabim dy apo me shume here. Te gjithe ata te genjyer/zhgenjyer qe kane votuar per Meten apo Priftin  ne 2009 apo 2011 kane rastin qe me voten e tyre ti heqin qafe keta ndyresira. Padyshim ka nga ata qe kane perfituar me tepri nga kodoshlleqet e Metes ne sensin e punesimit apo pasurimit shpesh te paligjshem -  por edhe per ta siguria me e mire per te mbajtur punen apo pasurine do te ishte zhdukja sa me pare e fenomenit Meta, Xhuveli apo Dushkut.

Askush nuk duhet te prese ndergjegjesim te tille nga apratciket e LSI /PD-se dhe ca me pak nga  militantet e peshtire qe forcat politike shqiptare sjellin ne administratten e vendit apo "biznesin"  cdo 4 vjet zgjedhjes por kjo sduhet te na shqetesoje fort pasi keta si numer jane gjithmone shume me pak sesa masa e shqiptareve qe duan nje vend normal. Ajo ku te gjithe duhet te perpiqemi e te synojme eshte qe ta bejme gjithmone e me te veshtire e ne fund te pamundur qe "liderë" si puna e Metes dhe Berishes, Fatos-it me shoke te mos kene mundesi perseri te vendosin per avenirin, punesimin dhe mbijetesen e shumices se shqiptareve brenda kufirit. se pari me voten tone - se dyti me pamundesine financiare dhe pushtetore qe keta maskarenj te kene mundesi te kontrollojne cdo qelize te jetes se vendit. Them per shqiptaret Brenda atdheut pasi ata qe Jane detyruar te lene vendin gjeja me e mire qe Kane arritur eshte qe fatet e tyre nuk I Kane te lidhura me humorin dhe kodoshllekun e rradhes se Meta-Berisha-Nanos.

kjo nuk do te arrihet sot apo neser por themelet e saj jane hedhur me kohe dhe sot ka nevoje me shume qe kurajoja dhe shpresa civile te mbeshteten dhe mbruhen cdo dite edhe nga gazetare dhe shtypi normal (te pakten ai opozitar) qe duhet te jene promovuesit me te mire te moralit, etikes dhe responsabilitetit civil.
Une nuk besoj tek rroli revolucionar i shtypit por besoj tek shembujt principial e pozitive te nje gazetari, personi publik dhe ne fakt te cdo qytetari shqiptar, qe te mos rreshtim perpjekjet per te bërë Së pari më të miren per vehten tone dhe femijet tane dhe to mos lejojme te perlyhemi pa fund ne llumin kuterbues qe ka mbuluar kombin tone.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.