Me Metën jam ritakuar, por dua t’i bashkohem PS-së – thotë Prifti dhe LSI-në në 2013 e sheh me PDIU-në

“Miqësia ime me Metën u prish në atë moment që e morën vesh të gjithë. Unë thjesht jam vetëmbrojtur. Por kjo ndodh mes politikanëve. Ka ulje ngritje në marrëdhëniet mes figurave politike. Me Metën kam qenë më shumë se 10 vjet duke u takuar përditë me të. Në këto momente kam marrëdhënie normale me Ilir Metën. Jam takuar me Metën pas gjithë këtyre, dhe është forcë karakteri që të kaloj gjithë kjo. U takuam për të kaluar gjithë inatin me insistimin e një mikut tonë të fuqishëm. Unë s’kam plan për t’u rikthyer me Metën. Unë i kam dhënë fund historisë time me LSI-në”..
Pjesa më sipër është shkëputur nga një intervistë e Ilva Tares këtë mbrëmje në Ora News me ish-ministrin Dritan Prifti. I pyetur për planet e tij në politikë, Prifti thotë se dëshiron t’i bashkohet PS-së. “Unë jam në opozitë tashmë. Nuk jam pjesë zyrtare e PS-së. Dua të bashkohem me grupin e PS-së dhe të kontribuoj. Ky është një proces sepse siç kam dashamirës aty kam dhe kundërshtar. Është një proces që do kohën e vetë...”
Për koalicionet e 2013-s, deputeti e sheh me interes një bashkim LSI me PDIU: “Në koalicion me PD partia e Metës zvogëlohet, ndërsa me PS ajo rritet si parti por nuk dimë sa interes ka PS. Mendoj se një koalicion me PDIU do ishte më i vlefshëm për LSI-në” – tha Prifti. (a.th)
Comments
Mire partite politike dhe

Mire partite politike dhe politikanet qe e kane treguar qe nuk kane pike morali, por ju gazetaret pse i bashkoheni te njejtit grup "vlerash"? Cfar lajmi perben ky?!

Nje person i cili filmo veten duke numeruar miljona lek ne zyren e ministrit, duhet te diskretitohet nga media dhe jo te beheni papagajt e tij. Apo c'rendesi ka integriteti moral per sa kohe Prifti eshte ne krah te interesave tuaja politike?

I vetmi lajm qe ju media duhet te publikoni me protagonist Priftin eshte ose nese Prifti arresohet per korrupsion qe ka bere kur ishte minister, ose ne rast se PS-ja e pranon ne gjirin e vet dhe ju duhet te publikoni nje artikull me titull: "PS-ja pranon te beje prap minister personin te cilin e etiketoi si nje nga ministrat me te korruptuar te qeverise Berisha".

Ne qoftese keni deshire te vazhdoni ne kete rruge editoriale ju keshilloj te vendosni me germa te vogla perkrah logos se Respublikas, "Integriteti Moral? - Nuk na intereson!", ne menyre qe edhe ne lexuesit ta flejme mendjen dhe te kerkojme media tjeter per tu informuar.

Njerez pa pike morali jane

Njerez pa pike morali jane ata si Dritan Prifti. Dje pa piken e turpit doli e tha se duhet nje koalicion i madh ku te bashkohemi te gjithe per te larguar Berishen, pasi u sha e s'la gje pa thene here me Meten e here me Ramen (qe i paska thene kur jane takuar se te shkuara te harruara ato qe kane ndodhur, tipike e Rames, njeri pa turp dhe seder). Po valle mos ka me shume integtitet moral Berisha (sado pak qe mund t'i kete mbetur) se Meta, Prifti dhe Rama bashke? Me duket se po.

Add new comment