Të flesh me shefin e CIA-s

Postuar në 14 Nëntor, 2012 03:36

Lidhja mes shefit të CIA-s dhe biografes së tij po i kalon përmasat e një skandali rozë. Cdo fjalë apo deklarim i mëparshëm i ish-të dashurës së Petreas po shihet me lupë dhe po interpretohet. Të flesh me burra si Petreas, do të thotë edhe të marrësh vesh informacione që të tjerët nuk i kanë, me gjasa sekrete shtetërore.
Dhe së fundmi një përplasje mes vetë CIA-s dhe gruas në fjalë ka ardhur pasi Universiteti i Kolorados publikoi një video në youtube me një fjalim të zonjës Broadëell. Në këtë fjalim biografja e David Petreas, Paola Broadëell, tha se sulmi i Benghazit nuk kishte shkak filmin famëkeq antiislam por ishte një përpjekje për të liruar anëtarët e milicisë që mbaheshin në një aneks të CIA-s në këtë qytet. Katër amerikanë u vranë së sulmin e Benghazit, mes tyre edhe ambasadori amerikan në Libi, Christopher Stevens.
Prej 2009-s, Obama ja hoqi CIA-s të drejtën për të ndaluar  persona të dyshuar. Ky vendim do të thotë që CIA nuk ka më të drejtën të operonte burgje sekrete në vende të ndryshme të botës. Nëse është vërtet shkaku i asaj që ka ndodhur në Benghazi do ishte një skandal i vërtetë për publikun amerikan.
Shkruan VOA: "Agjencia amerikane e Zbulimit mohon një thënie të ish së dashurës dhe biografes së shefit të CIA-s David Petreas, se agjencia ka ndaluar militantë nga Libia para sulmit të 11 shtatorit të këtij viti ndaj konsullatës amerikane në Benghazi. Zëdhënësi i CIA-s Preston Golson tha se “çdo sugjerim se agjencia vazhdon të ndalojë persona të dyshuar është një dezinformim dhe i pa bazë.” (A.N.)

Artikulli nw VOA:
http://www.zeriamerikes.com/content/article/1544990.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.