Pse s’bëhet e gjallë qeveria shqiptare t’na sqarojë se ç’po bëjnë grekët në kufirin detar?

Prej ditës së hënë, thonë lajmet, Greqia ka filluar kërkimin për naftë e hidrokarbure në zonën e vet detare dhe, sipas të njëjtave lajme, dhe brenda kufijve shqiptarë. Për këtë punë ka licencuar kompaninë norvegjeze “Petrolium Geo-Services”. Të bën përshtypje në këtë mes heshtja e qeverisë. Asnjë zyrtar nuk është bërë i gjallë.
Ksenofon Krisafi që ka shkruar më se njëherë lidhur me këtë problem, thotë sot në një artikull të publikuar në Mapo, se “është detyrë kushtetuese e qeverisë shqiptare të interesohet pranë palës greke për të mësuar të vërtetën e asaj që thuhet në media, dhe t’ua bëjë të ditur shqiptarëve”. Po kështu, saktëson Krisafi, “qeveria jonë ka për detyrë kushtetuese, që të ngarkojë shërbimet e strukturat e veta kompetente, që të hetojnë konkretisht në vendngjarje”.
Çfarë ndodh nëse pala greke kanë hyrë në ujrat tona? “[Në rrethana të tilla] i kërkohet me vendosmëri Greqisë që të shmangë menjëherë një veprim të tillë, që përbën cënim të sovranitetit të vendit tonë….. e më pas aktivizohen të gjitha instrumentat e vëna në dispozicion nga e drejta ndërkombëtare për ta ndaluar këtë cënim të sovranitetit”, vijon ekseperti i së drejtës ndërkombëtare, Ksenofon Krisafi, për të cilin marrëveshja e lidhur mes palëve është nul, pasi është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese.
Re.Pu.
Comments
Qeveria flet per grate e Edi
<p>Qeveria flet per grate e Edi rames,c'pune ka ajo me territorin e Shqiperise???Une habitem me ju.</p>
Add new comment