Ndahet nga jeta Daniel Gázulli

Është ndarë krejt papritur nga jeta publicisti e shkrimtari Daniel Gázulli (‘a’-ja me theks sipër nuk është e rastësishme; ai vetë e kish merak ta shkruante gjithnjë kështu). Lajmin e japin një numër agjencish e gazetash online, me të cilat ai ka bashkëpunuar. Ka bashkëpunuar edhe me gazetën respublica.al qysh në krye të herës, duke na dërguar shkrime të natyrës historike e kulturore, apo dhe shkrime të tjera të natyrës polemike. Ndiqte në vijimësi jetën kulturore kombëtare, dhe ish i informuar mbi të gjitha lëvizjet/qëndrimet që bëheshin/mbaheshin. Shkruante shumë mirë në shqipen standarde, por zakonisht parapëlqente të shkruante në një prej varianteve të gegnishtes. E pavarësisht kësaj qasjeje “partikulariste” në shprehjen e opinioneve të veta, këto të fundit dalloheshin për një frymë të qartë konmbëtare e kombëtariste.
Re.Pu.
Comments
I lehtë qoftë dheu dhe
<p>I lehtë qoftë dheu dhe familjes ngushëllime</p>
Add new comment