Nuk ka më "ai" ose "ajo": barazia gjinore mësohet që në…kopësht

Kopshti quhet “Egalia” dhe mjafton emri për të kuptuar se cili është qëllimi i tij. Jemi në Suedi, saktësisht në Nicolaigarden, ku fëmijët, pavarësisht gjinisë, trajtohen njëlloj nga edukatoret. Vogëlushet nuk inkurajohen të luajnë vetëm me lodra kuzhine apo kukulla, ndërkohë që nëse djemtë e vegjël vriten e qajnë, përkëdhelen po aq sa vajzat sa të qetësohen.
Sipas drejtoreshës së kopshtit Lotta Rajalin, “më përpara shihnim shumë diferenca në trajtimin e meshkujve dhe të femrave. Për shëmbull nëse një fëmijë mashkull qante, përkëdhelej një kohë më të shkrutër sesa një femër; nëse një vogëlush ishte i zhurmshëm, tolerohej, kurse nëse një vogëlushe donte të hipte në një pemë, ndalohej. Tanimë kërkojmë të evitojmë të përdorim fjalën djalë apo vajzë, por iu drejtohemi me thirrje më të përgjithshme: fëmijë” – thotë drejtoresha.
Së fundmi, për të respektuar me saktësi parimin themeltar të kopshtit, edukatoreve femra, që disa vite më parë ishin totalizuese, iu bashkuan edhe disa burra. Barazia gjinore që në biberon: një ideologji e sforcuar apo një investim për të ardhmen? (E.X.)
Më shumë:
Comments
Nuk ka më "ai" ose "ajo":
Nuk ka më "ai" ose "ajo": indoktrimi ndodh që në…kopësht
Do ishte nje titull me i pershtatshem.

Kjo eshte ideologji

Kjo eshte ideologji intelektualesh sociale qe nuk perputhet kerkund me realitetin psiko-biologjik. Pa mohuar nevojat SOCIALE e individit per t'u ndjere I barabarte, duheT te themi qe djmete dhe vajzat, burrat dhe grate, DUHET TE KENE TE DREJTA TE BARABARTA, por nuk mund te themi qe jane te barabarte, pra, nuk jane te njellojte.

Madje ketu eshte bukuria e natyres: jane dy ane te ndryshme, te nje realiteti unik.

Add new comment