Shqipëria në kaos: Shteti pushton me policë privatin

“Shqipëria në kaos: Qeveria mbajti 6 mld lekë nga paratë e Bashkive që u dhanë për CEZ-in”, shkruan Shqiptarja.com në titullin e saj të parë. “Qeveria shmang revoltën, pushton CEZ-in”, shkruan Shqip. “Ç’kusur ka populli” hapet në faqen e parë Dita me një karikaturë ku Berisha dhe CEZ shtrëngojnë lakun ndaj ‘popullit’ duke bërë tërheqje litari.
Situata duket e rëndë. Ministiri brendshëm kërcënon me arrestime. Shqiptarja.com ka filmime ku kryekomunari në Fier nxit dhunën dhe zbulon se “Qeveria rrëmbeu lekët e vendorëve,u dha çekëve vetëm një pjesë.”
Policia ka arrestuar elektricistët e Cez që kanë ndërprerë energjinë për nënstacionet, ndërsa dhejtëra punonjës të kompanisë “Cez shpërndarje” janë mbledhur për të kërkuar lirimin e tyre. “arrestoni shefat” ka qenë apeli i punonjësve, sipas Shqip që u kanë rrëfyer urdhërat e marrë me shkrim për të realizuar shkëputjen.
ERE i ka hequr licensën CEZ-it, por qeveria ende nuk ka dhënë shpjegim për borxhet që i ka kompanisë.
E gjithë situata përveçse paaftësi e Qeverisë për manaxhim, na sjell para sysh një piramide si të Sudes: Qeveria ia dha CEZ-it me borxhe, ujësjellësat paguajnë, paratë nuk shkojnë te CEZ-i, CEZ-i vazhdon mbytet në borxhe, CEZ-i ua kërkon ujësjellësave, ata ngrenë duart, Qeveria pushton me policë CEZ-in...k.c.
Comments
Kostot kush do i
<p>Kostot kush do i paguaj?!...Kur grinden elefantet 'fijet e barit' shkrafaliten...Ne qe mbetem edhe ne demokraci 'fije bari'...Elefantet, maksimumi, ndonje gervishtje a dhembe te thyer do kene pas beteje, ndersa fijet e barit...do hane dhe!</p>
Add new comment