Bojaxhi hedh dritë mbi “dritat”: Faji i shtetit! CEZ mund të fitojë në arbitrazh!

Në një intervistë për Ilir Paçon në Top Channel, Gjergj Bojaxhi, ish-zv/Ministër i Energjitikës dhe ish-Drejtor i Përgjithshëm i KESH, ka fajësuar dje shtetin shqiptar për situatën energjitike të krijuar. “Fajtorë janë të gjithë nga pak, por për të ndarë gjërat, në radhë të parë, ligji zbatohet me proçedura dhe fatkeqësisht CEZ ka vepruar duke zbatuar ligjin dhe shteti duke e shkelur” ka thënë Bojaxhi. Por, ai sjell një dritë një fakt të neglizhuar nga media këto ditë, që çështja mund të përfundojë ën arbitrazh, me humbje të mëdha për shtetin shqiptar.
“Kjo mund të mos jetë një lëvizje e mirë politike, pasi kjo çështje do të përfundojë në arbitrazh. Nëse është e vërtetë që policia ka ndërhyrë, kjo në të ardhmen do të përdoret nga CEZ në rast arbitrazhi për të marrë një përfitim ekonomik. CEZ po luan si të pozicionohet më mirë, ndërsa shteti bën lëvizje të tilla kur ndodhet jo shumë larg zgjedhjeve...” Ai e quan të ligjshme ndërprerjen “ndaj çdo debitori, shtetëror apo civil. Por kjo nuk do të thotë se, meqenëse ti je borxhli tek unë dhe unë tek ti duhet t’i bëjmë dëm njëri-tjetrit. KESH në thelb duhet të bllokojë llogaritë e CEZ dhe t’i marrë lekët.”
Ne.Su.
Add new comment