Partia (e vjetër) çame, paska qenë thjesht “individë me një axhendë ekonomike bashkëngjitur me pushtetin”?

Postuar në 18 Nëntor, 2012 04:58

 

Kjo pyetje lind pas akuzës së bërë publikisht nga Artur Dojaka, i cili njëkohësisht ka zyrtarizuar dhe Lëvizjen Çame, një organizem i ri që ka shprehur kundërshti të forta për mënyren e drejtimit të kësaj force politike nga lidershipi aktual, njofton Top-Channel.

Shprehimisht, Dojaka ka thënë: “Zoti Idrizi flet sot pas katër vitesh sikur këto vite të mos ekzistonin dhe sikur të mos kishte pasur kohë të mjaftueshme për të nisur një çështje ligjore, protesta, memoriale e libra për çështjen çame. Ky është ndryshimi midis nesh dhe tyre, nuk jemi turistë e individë me një axhendë ekonomike bashkëngjitur me pushtetin. Katër vjet mbase nuk dalin për të bërë milionat që dikush ka në mendje, por katër vjet të hedhura poshtë janë një fatkeqësi”.

Ne.Su.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.