Pakistan: përfundon makthi për vajzën down të akuzuar për blasfemi

Postuar në 20 Nëntor, 2012 13:08

Ajo quhet Rimsha Masih, jeton në Pakistan dhe sindroma e Dawn-it e bën të duket dhe më e vogël se 14 vitet qe mban mbi supe. Më 16 gusht policia e arrestoi për blasfemi në bazë të denoncimit të një far imami Mohammed Khalid Chishti, dhe pas 20 ditësh arrest në një burg për të rritur, vendosën ta lironin sepse provat që kishin kundër saj ishin të dobëta.

Sot Gjykata e Lartë e Islamabadid u shpreh përfundimisht mbi çështjen dhe liroi nga akuzat vogëlushen duke paralajmëruar se “blasfemia është një çështje delikate që duhet trajtuar me kujdes”. Faktikisht policia zbuloi se imami Khalid Chishti kishte fabrikuar vetë provat, duke futur tek çanta e së gjorës fleta Kurani të djegura me qëllim nxitjeje të urrejtjes fetare kundër krishterëve, fe së cilës i përket familja Masih.

I vetmi ministër krishter i qeverise Pakistane, Paul Bhatti, u shpreh për mediat se vendimi i gjykatës së lartë, “do i japë komunitetit ndërkombëtar një imazh pozitiv për Pakistanin, duke treguar se drejtësia funksionon dhe se kombi dëshiron tolerancë.”

Ndërkohë imami Khalid Chishti rrezikon shumë vite burg për blasfemi dhe denoncim të rremë, dhe tentativa e tij për të akuzuar një vajzë me të meta mendore e ngjyros ndodhinë me nuanca akoma më të errta. (E.X.)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.