Një dokumentar i mirë i R. Qafokut promovohet në stilin ‘Fevziu’: mes politikanëve

Postuar në 22 Nëntor, 2012 04:50

Kush ka shkuar mbrëmë në premierën e dokumentarit të Roland Qafokut me idenë për të bërë një qokë kolegësh, me siguri është befasuar. Dokumentari me titull “Ismail Qemali që nuk kemi njohur” ishte më i arrirë se sa pritej. Shfaqja zgjati më shumë se një orë, dhe shikuesit që mbushën sallën Black Box e ndoqën pa përjashtim deri në fund. Kish në të dy interpretime provokative lidhur me vdekjen e Ismail bej Vlorës (“është helmuar nga njerëzit e Esad Toptanit”, thuhej nga historianët e intervistuar e në dokumentat e përmendur prej Qafokut), dhe lidhur me datëlindjen (“Ismail Qemali ka lindur më 16 tetor, gjë që u fsheh gjatë regjimit komunist me synimin për ta lënë këtë datë me vetëm një kuptim”, ishte pretendimi i dokumentarit). Bëhet fjalë për spekullime? Nuk është çudi. Shpesh, spekullimin nga e vërteta e ndan vetëm një fije në historiografi. Por provokacioni mund të jetë i vlefshëm për t’i cytur të tjerët të bëjnë saktësimet e duhura.

Premiera ishte e organizuar në stilin “Fevziu”, dmth ishin ftuar shumë politikanë e funksionarë shtetërorë (mes të cilëve binte në sy Topalli e Basha), dhe pak gazetarë. Është një modë që po ndiqet nga shumë gazetarë e publicistë kohët e fundit. Edhe gazetari tjetër Ilir Ikonomi, që ka shkruar një libër të mirë mbi Ismail Qemalin, e mbi udhëtimin e tij drejt Vlorës 100 vjet më parë, nuk i rezistoi dot tundimit për të patur në veprimtarinë promovuese udhëheqësit politikë të vendit.

Re.Pu.

Comments

Submitted by xha Jaho (not verified) on

<p>&quot;Ati yne, qe je ne qiell! Na jep force dhe kurajo ta mbajme gojen mbyllur, kur s&#39;kemi gje per te thene&quot;! Keshtu do te shprehej dikur Konica i madh dhe kete duhet te bjene qafoket dhe dallkauket alla fevziu. Te jesh puthador i regjimit, nuk do te thote se duhet te flasesh edhe kur nuk ke gje per te thene, Ketyre qafokeve e dallkaukeve u eshte mbushur mendja se i dine te gjitha dhe mund te flasin per çdo gje. Kur gjeje njerez qe kane kohe te humbin per t&#39;i degjuar, mire bejne fundja. Edhe kllounet duhen per te na bere te gajasemi.</p>

Submitted by anonim (not verified) on

<p>Unë isha në promovimin e Ikonomit dhe aty kishte edhe politicos të majtë. Kyr e pyeta njërin prej tyre pse nuk kish ardhë Rama, ai më tha: po si mund të vinte Rama kur ishte Berisha? O njoni o tjetri.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.