Borxhi, limiti ligjor do hiqet... me ligj

Deputetët e Kuvendit shqiptar para se të njihen me draft buxhetin për vitin 2013, do t’u duhet të njihen me një ndryshim të propozuar nga Ministria e Financave: heqjen e kufirit të borxhit publik. Nëse në draftin fillestar është qartësuar se do të ketë një rritje të borxhit në nivelin 62.6 për qind, heqja e limitit hedh hijen e dyshimit se ky borxh do të kapërcejë dhe këtë shifër.
Propozimi i qeverisë parashikon shfuqizimin e paragrafit të fundit të nenit 58 të ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor, ku përcaktohet se niveli i borxhit nuk duhet të jetë më i lartë se 60 për qind.
Në rast se drafti miratohet, atëherë qeveria nuk ka kufizime ligjore për rritjen e nivelit të borxhit publik por, vetëm mund të monitorohet në proces nga institucionet financiare ndërkombëtare. Ky ndryshim, është argumentuar nga qeveria si një domosdoshmëri që vjen si pasojë e projekt-buxhetit të vitit 2013, ku është përcaktuar rritja me 2.6 për qind e nivelit të borxhit mbi limitin ligjor 60 për qind. Gjatë Konferencës së Kryetarëve ku u miratua kalendari i shqyrtimit të projekt-buxhetit, u vendos që fillimisht të shqyrtohet ky propozim i qeverisë. Në mbledhjen e sotme të komisionit të ekonomisë pritet të ketë debatë të forta, pasi deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar këtë propozim. Por miratimi i heqjes së kufirit ligjor të borxhit mund të bëhet me shumicë të thjeshtë nga mazhoranca.
Institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë ngritur zërin e tyre me forcë, duke kërkuar të ruhet limiti i borxhit publik, madje të ketë ulje të nivelit të tij. Por... 2013 është vit elektoral. A.N.
Comments
Ne shtetin rrumpalle te

Ne shtetin rrumpalle te dr.dhjeramanit kalimi i kufirit ligjor te borxhit publik

mbi 60% te PPB-se,eshte bere fatkeqesisht prej kohesh realitet;ne shkelje te ligjit.Tash,kesaj qeverisjeje

kriminale i duhet ta ligjeroje (per te siguruar edhe ne rend prapaveprues) imunitetin e vetes

nga pasojat penale te te shkeljes se ligjit.Cdo dite,cdo dite eksplodohet ekonomia dhe

financat publike shqiptare nga kjo qeveri ilegjitime dhe antikombetare.

Add new comment